E Diel, 1 Nëntor 2026

Inercia si një strategji që po rrënon shtypin shqiptar

Lajme nga Bota - Dy nga të përditshmet më të mëdha në Evropë kanë filluar të fusin disa risi grafike në ballinat e tyre. E para është “Times” i Londrës e cila ka ri-dizenjuar tërësisht edicionin e së shtunës, për t’iu afruar sa më shumë një reviste sesa një gazete. E dyta është “Le Monde” e cila ndryshuar titullimin, i cili tani është më i madh dhe më i dalluar në imazhet. Bashkë me disa ri-thirrje të vogla në ballinë. Në të dy rastet përfundimi është i mirë. Por duhet pasur parasysh se përpara njëzet vjetësh të dyja këto dy gazeta ishin diçka tjetër. Sot kanë ndryshuar në mënyrë radikale. Përse? Do t’iu vonoj pak në përgjigje, por prisni edhe pak.
Një herë e një kohë gazeta që kishin një cilësi të lartë, u njihnin nga pasja e një titullimi sa më pak i dukshëm, nga përdorimi me karar i fotografive dhe nga faqet plot me shkrime. Pra, forma ishte pasqyra e fakteve dhe shpesh herë tipografitë kishin kufijtë e tyre. Sot mundësitë e disponueshme (stampimi me ngjyra) dhe vështirësitë e tregut  (një ulje drastike e shitjeve dhe mbledhja e pakët e reklamave) kanë shtyrë pronarët e gazetave të ndërhyjnë në mënyrë krijimtare me injektime novatore e duke mbajtur shpresën se kështu mund të tërhiqet një lexuesi i ri. Një treg i pazbuluar, i cili shihet e vërtitet midis moshës se të rinjve dhe grave.
Deri më tani vetëm gazeta të mëdha kanë rezistuar. E para është New York Times, që nga ana tipografike qëndron ashtu siç ka qenë në vitet e para të shekullit XX dhe e dyta zvicerania Neue Zürcher Zeitung, e pandryshueshme që nga 1947. Për pak kohë këto dy të përditshme u etiketuan si të vjetra. Por tani inercia e tyre po kthehet në një strategji interesante. Aq sa gazetat e të gjithë botës nga ana grafike ngjajnë të gjitha njëlloj, ndërsa New York Times dhe Neue Zürcher Zeitung mbajnë fort po të njëjtin identitet. Edhe pse fushë-beteja për të mbledhur lexues është transferuar në rrjetin e internetit, një strukturë tipografike e mirëmbajtur, tamam si një ndërtesë antike, mund të tërheqë ata që qëndrojnë besnik letrës.
***
Lajme nga Shqipëria.
Në Shqipëri situata e cilësisë së të përditshmeve le shumë për të dëshiruar. Nuk ka risi. Kjo dihet. Por çfarë kemi? Sot ne kemi një mori pluraliste gazetash të përditshme në tregun mediatik shqiptar të cilat janë pa udhëheqje editoriale të qartë. Janë pa identitet. Dhe si rrjedhojë paqartësia fillore shihet edhe në formën tejet banale të disa të përditshmeve. Janë pa-vlerë, ku kutërbon mbushja e ballinës vetëm sepse duhet t’i marrim më shumë “kohë për t’u zgjuar” Bashkimit në mëngjes. Janë pa finesë. Ballina auto-referenciale tipike Ballkan-ike zbulon një mungesë profesionalizmi, që manifeston një gashtisje kaosi dhe një humbje cilësore informuese. Në shumë raste profesionalizmi nuk kërkohet, madje refuzohet kategorikisht. Sepse fut hundët në konjunkturën e projekteve të tyre të biznesit.
Mirëpo ndërhyrja e fuqishme e biznesit të ndërtimit në media ka bërë batërdinë në cilësinë e shtypit. Nënshtrimi ndaj interesave ekonomikë e politikë dhe situata e pakënaqshme materiale, sidomos shfrytëzimi i pushteteve mediatike për përfitime ekonomike dhe politike, si dhe një presion i madh për vetëcensurë, përbëjnë aspektet më problematike të një sistemi shtypi që aspiron të jetë i lirë e i pavarur, në Shqipëri. E tmerrshme është fakti se nganjëherë funksionojnë edhe si mjete shantazhi e mbrojtjeje politiko-sociale. 
Qarkullues është fakti se mos-nxitja për të dalë në dritë nga errësira e lobimeve të paqarta partiake, industriale, shoqërore, kulturore bën të mundur manipulimin e qytetarit të thjeshtë, i cili nuk ka kohë të kërkojë e të reflektojë rrënjët e një shkrimi. Por atij i duhet paralajmëruar se po lexon një interpretim të fakteve. Ky interpretim mund të jetë pozitiv apo negativ, progresist apo konservator, nuk ka gajle, mjafton të dijë se çfarë konsumon dhe cila është fronti editorial i gazetës.
Dhe jo të jesh si ai flamuri që drejtohet nga të fryjë era e pushtetit.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›