E Shtunë, 31 Tetor 2026

Itali, vrau shqiptarin. Do hetohet në gjëndje të lirë

Gjykata italiane i heq prangat sipërmarrësit italian i cili akuzohet se vrau një shqiptar. Sipas policisë emigranti shqiptar kishte hyrë në banesën e shtetasit italian për të grabitur. Policia: Do hetohet në liri. 

CAZERTA-  Është kthyer në liri Nikola Licenza, sipërmarrësi 32 vjecar italian i cili dy ditë më parë qëlloi për vdekje një emigrant shqiptar. Viktima, Sefë Hoxha, 27 vjec (Shefa Hoxha, sipas medias italiane) dyshohet se së bashku me një tjetër person kishte hyrë në banesën e shtetasit italian, në Cazerta të Italisë, për të vjedhur. Bashkëpunëtori i 27 vjecarit kishte arritur të largohej. Licenza është lënë i lirë por do të vazhdojnë të jetë në hetim për vrasje.
(s.g/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›