Ines Nurja: Censusi nuk ka dështuar

Censusi i popullsisë dhe banesave do të vijojë edhe gjatë javës së fundit të muajit tetor. Ndërsa i është refurar ligjit për censusin drejtoresha e INSTAT Ines Nurja tha se megjithëse INSTAT kishte planifikuar që ky proçes të mbyllet brenda tre javë ligji parashikon që proçesi të mbyllet brenda katër javësh. Nurja tha para mediave se proçesi nuk mund të konsiderohet i dështuar pasi po shkon drjet finalizimit, megjithëse ende nuk ka të dhëna përfundimatre.
Drejtoresha e INSTAT tha se përfaqësuesit e censusit do ti drejtohen sërish dyerve të familejve që nuk i janë nënshtruar këtij proçesi ndërsa paralajmëroi që do të ketë sanksione ligjore për çdo rast.
Censusi i popullsisë dhe banesave filloi me datën 1 tetor ndërsa është shoqëruar me polemika të vazhdueshme nga faktori politik dhe jo vetëm.