E Shtunë, 31 Tetor 2026

Fillon takimi ndërmjet KFOR-it dhe strukturave paralele

Burime të Kosovapress-it bëjnë të ditur se  rreth orës 15:00 ka filluar takimi mes komandantit të KFOR-it, Erhard Drevs dhe shefit të EULEX-it, Ksavier de Marnak, me kryetarët paralelë të katër komunave veriore.

Sipas këtyre burimeve, takimi po mbahet në “shtëpinë” e BE-së në veri të Mitrovicës, ndërsa temë e diskutimeve do të jetë heqja e barrikadave nga rrugët në veri.

KFOR-i ka nisur gjatë orëve të natës së kaluar një aksion për heqjen e barrikadave, por është twrhequr pasi grupime tw mwdha serbwsh janë mbledhur pranë barrikadave dhe janë ngritur në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së rendit dhe ligjit në veri të Kosovës

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›