E Shtunë, 31 Tetor 2026

Infeksionet bakteriale dhe rezistenca ndaj antibiotikeve

Analize

Cdo vit ne Bashkimin Europian vdesin mbi 25 mije njerez nga infeksionet e shkaktuara nga bakteret rezistente ndaj antibiotikeve preken rreth 3 milione te shtruar ne spitale nga infeksionet bakteriale ndersa kostoja vjetore e shpenzimeve shkon ne 1.5 miliarde euro. Shtimi i mikrobeve rezistente ndaj antibiotikeve eshte kercenim per jeten e pacienteve ne spitale sepse infeksionet dhe infeksionet e mbivendosura me baktere rezistente zgjasin ditet e qendrimit te pacienteve ne spitale duke rritur koston e trajtimit.

Semundja veshtiresohet dhe rritet vdekshmeria.

Perzgjedhja e antibiotikeve te duhur behet me e veshtire dhe shpesh mjeket jane te detyruar te fillojne terapine me me shume se dy antibiotike. Rezistenca antibiotike e mikrobeve ne SHBA eshte percaktuar si kercenim per sigurine kombetare.

Rritja e perdorimit te antibiotikeve dhe perdorimi i paarsyeshem i tyre jane dy faktoret kryesore qe kane sjelle rritjen e rezistences se baktereve. Por problematika rritet edhe nga faktore te tjere shpeshtesia e te cileve eshte alarmante si marrja e antibiotikeve pa receten e mjekut perdorimi i tyre vetem nga keshillat e jo mjekeve perdorimi i antibiotikeve edhe ne semundjet virale mungesa e resurseve te kontrollit te infeksioneve ne spitale dhe komunitet rritja e popullates me moshe te thyer udhetimet masive te njerezve shperdorimi i antibiotikeve ne sektorin e veterinarise. Nuk jane te pakta rastet kur qytetaret per shqetesimin me te vogel apo per nje temperature te ngritur drejtohen te farmacite duke terhequr antibiotike dhe nuk njohin kundershtime nga farmacistet. Por ceshte me e keqja ende sot ka mjeke qe kembengulin se griperat stinore parandalohen apo mjekohen me antibiotike. Ne kete kategori futen edhe prinder te cilet pa u konsultuar me mjekun i dendin femijet me antibiotike duke shkaktuar ne kete menyre jo vetem mbijetesen e mikrobeve te keqija dhe fuqizimin e tyre por edhe vrasjen e baktereve te mira.

Por problemet me te medha shfaqen ne pacientet e spitaleve. Shumica e tyre jane te destinuar te marrin antibiotike por ne gati gjysmen e rasteve perdorimi i antibiotikeve ne fakt eshte shperdorim. Ndodh ne rastet kur Antibiotiket pershkruhen pa nevoje jepen me vonese te pacientet e semure rende.

Perdorim i tepert i antibiotikeve te spektrit te gjere ose antibiotiket e spektrit te ngushte nuk perdoren me vend.

Doza e antibiotikut eshte me e ulet apo me e larte sesa doza adekuate per pacientin specifik. Kohezgjatja e terapise me antibiotike eshte shume e shkurter apo shume e gjate terapia me antibiotike nuk bazohet ne rezultatet e antibiogrames. Kjo situate sidomos emergjenca te rritja e rezistences ndaj antibiotikeve dhe rreziku qe sjell kjo per pacientet duhet ti gjeje te pergatitur mjeket si nga ana shkencore dhe natyrisht e domosdoshmerisht edhe nga ana profesionale. Sepse perdorimi i drejte i antibiotikeve apo kombinimi i tyre ne kohen e duhur sjell efektivitet jo vetem te semundja por ul rezistencen e baktereve dhe redukton ne menyre te ndjeshme koston e trajtimit te te semureve ne spitale.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›