Infeksionet e veshit, shumë raste në spitale

Kujdes nga plazhi dhe ujërat që zgjidhni për të notuar. Sa të mira janë, aq kërcënuese mund të bëhen ato për shëndetin tuaj. Infeksionet e veshit, dhe irritimet e rrugëve të dëgjimit, tashmë sipas mjekëve, kanë populluar klinikat e mjekëve otoiatër, dhe shkaku janë ujërat e ndotura dhe pakujdesia vetiake. Sipas mjekes Elma Xhokaxhi, në ditë paraqiten të paktën 30 pacientë me këto shqetësime. Sigurisht, nga plazhi nuk ju këshillon njeri të hiqni dorë. Që pushimet tuaja të mos kthehen në shqetësim, ndiqni këshillat e mjekes.
Infeksionet e veshëve sipas mjekëve shkaktojnë dhimbje të forta e të padurueshme. Ato japin temperaturë, zmadhim të gjendrave të qafës dhe nëse nuk trajtohen si duhet kronicizohen.
Infeksionet e veshëve sipas mjekëve shkaktojnë dhimbje të forta e të padurueshme. Ato japin temperaturë, zmadhim të gjendrave të qafës dhe nëse nuk trajtohen si duhet kronicizohen.