E Shtunë, 31 Tetor 2026

"Kodër Kamëz", banorët mes ujrave të zeza

Ujrat e zeza janë shndërruar në një ankth për banoret e lagjës "Horizoni", në vendin e quajtur "Kodra e Kamzës". Prej ditësh në kete zone që ndodhet disa metra larg qendrës se Institutit kanë shpërthyer ujrat e zeza. Banorët shprehen se firma ndërtuese, gjatë rikonstruksionit të rrugës ka vënë kanalizimet dhe tubacionet nga ana e gabuar dhe nuk ka respektuar standardet e duhura.
Këta banorë shprehen se është eshte e padurueshme pamja dhe era e rëndë që ka shkakturar shpërthimi i ujrave të zeza, por dhe numri i madh i plehrave të lëna pas dore .
Banorët kanë theksuar se kanë shprehur ankesa edhe te firma ndërtuese, por edhe te bashkia e Kamzës, por deri më tani nuk është ndërmarre asnjë nismë.

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›