E Shtunë, 31 Tetor 2026

Tatuazhet, moda më e ndjekur nga të rinjtë

Tendenca e të rinjve për një tatuazh në trupin e tyre sa vjen dhe rritet. Për dikë ato mund të duken shumë artistike dhe të veçanta, e për disa të tjerë vulgare e antishoqërore, por numri i të interesuarëve për të pikturuar një figurë të caktuar që do të qëndrojë për gjithë jetën në trupin e tyre është rritur ndjeshëm. Stina e verës e dëshmon këtë fakt më mirë. Zakonisht ne kete stinë numri i atyre që bëjnë tatuazhe është më i madh sepse dëshira për ta ekspozuar atë është më e madhe. Në shtimin e interesit për tatuazhe ka ndikuar edhe ardhja e emigrantëve shqiptarë për pushime në Shqipëri .
Në vendin tonë moda e tatuazheve filloi te përhapej gjerësisht pas viteve 90. Tatuazhet nisen në fillim në një numër të vogël njerëzish të cilët shokoheshin deri diku si jo normale, por tani po gjejnë shtrirje në të gjithë moshat dhe të gjitha vendet .

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›