E Diel, 1 Nëntor 2026

Infeksionet seksuale, mjekët të shqetësuar: Ka rritje

Infeksionet seksualisht të transmetueshme janë infeskionet më të shpeshta që prekin njeriun pavarësisht moshës. Studimet kanë treguar se të gjithë personat preken minimalisht një herë në jetë e tyre nga infeskionet seksuale.

Mjekët thonë se ka më tepër se 240 infeksione seksualisht të transmetueshme ndërsa ato më të njohurat që shënojnë edhe viktima është Hiv Aidsi dhe sifilizi. Imelda Zeqo, mjekje infeskioniste e poliklinikës nr 3 thotë se infeskionet seksuale janë gjithnjë e në rritje sepse partnerët kryejnë marrëdhënie seksuale të pambrojtur.
 

Nëse më përpara, infeksionet seksualisht të transmetueshme ishin më të shpeshta tek emigrantët dhe kryesisht tek të rinjtë meshkujt, tashmë, thonë mjekët, nga infeksione të tilla janë të prekur të gjithë.
 

Mjekët rekomandojnë përdorimin e kondomit në raste se personat kryejnë akt seksual me të panjohurit. Gjithashtu në rast simptomash apo dyshimesh të një infeskioni seksual duhet menjëherë konsulta me mjekun sepse shumë prej këtyre infenksioneve nuk identifikohen lehtë. Keto infesione janë aq të dëmshme sa në shumë raste ose shkaktojnë sterilitet ose vdekje si Hiv Aidsi.
 

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›