E Diel, 1 Nëntor 2026

Vetëvendosje: Ja shkeljet gjatë zgjedhjeve në Ferizaj

Ndërsa në komunën e Ferizaj po vijojnë zgjedhjet për kryetarin e komunës lëvizja Vetëvendosje deklaroi se që prej fillimit të procesit zgjedhor në mëngjes, vëzhguesit kanë vërejtur shumë shkelje.

Vetëvendosje thekson se disa nga shkeljet janë numri më i vogël i fletëvotimeve sesa numri i votuesve në listë, raste të votimit familjar, apo edhe presione ndaj votuesve për të votuar kandidatin e PDK-së.

Vetëvendosje bën me dije shkeljet e vërejtura:

7:00 Qendra 2501x/01 R/ 02 R/04 R 0

Në shkollën "Pjetër Bogdani" në klasat 01 R, 02 R dhe 04 R ka pasur më pak fletëvotime sesa votues në listë.

09:40 Qendra 2501y/09 R

Në shkollën "Ahmet Hoxha" në klasën 09/ R ka hyrë një person me bexh të falsifikuar dhe ka bërë presion që ai të qëndrojë në atë vendvotim. është arsyetuar kinse po iu dërgon bukë(ushqim) komisionerëve dhe vëzhguesve të PDK-së, por ai nuk kishte bukë me vete. Ka hyrë dhe ka dalë vazhdimisht në atë klasë duke biseduar me komisionerë dhe vëzhgues të PDK-së. Emri i këtij personi është Gazmend Vata, kurse në bexh i shkruan emri "Faruk".

09:55 Nerodime Qendra 2505d/05 R

Tri raste të votimit familjar. Tre persona të ndryshëm kanë votuar për familjet e tyre. Kryesuesi Shpend Abdullahu nga LDK i ka lejuar.

10:00 Qendra 2505y

Në shtyllën afër shkollës "Ahmet Hoxha", në largësi më pak se 25 metra nga vendvotimi janë vendosur posterë të Agim Aliut, kandidat nga radhët e PDK.

11:00 Qedra 2510d

Në fshatin Komogllavë të hyrja e shkollës "Besim Rexhepi" në asfalt është shkruar "Voto 26 PDK" 35 metra në afërsi të shkollës, që është vendvotimi 2510d.

11:20 Qendra 2503d/01 R

Në shkollën "Faik Konica" po ecin nëpër korridore anëtarë të PDK me bexha të kuq, por nuk dihet se çfarë bexha janë, nuk janë as komisionerë e as vëzhgues dhe po bisedojnë me komisionerë të PDK-së. Po blihen votat nga PDK.

11:20 Komogllave Qendra 2510d/03 R

Në shkollën "Besim Rexhepi" në fshatin Komogllavë, personi me emrin Floridana Limani ka tentuar të votojë pa e mbushur moshën 18 vjeçare, ka mbërritur të votojë në kabinën e votimit dhe ka mbërri deri tek kutia, por nuk ka arritur. Kjo ka ndodhur tek votat me kusht. Vëzhguesi Blerim Ilazi nga LVV! ka vërejtur se ajo është e mitur dhe nuk e ka lejuar që të votojë.

11:45 Pleshine 2506d

Në dy hyrjet e shkollës së fshatit Pleshin "Pesë Dëshmorët e UÇK-së" janë të vendosur banerë të kandidatit Naim Ferati nga AAK.

12:09 Surqinë 2524d/03 D

Vëzhguesja e PDK-së në fshatin Surqin, Adelina Orana, i ka thënë një votuesi të votojë për PDK-në. Kjo ka ndodhur në prezencë të komisionit dhe vëzhguesve nga subjektet politike në këtë qendër.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›