Infektivi në QSUT paraqet numrin më të lartë të rasteve të dyshuara
25/08/2009 Virusi i gripit të derrit, shtohen mostrat e analizuara
Shtohet numri i mostrave të dyshuara për praninë e gripit të derrave në vendin tonë. Ndonëse, shifra zyrtare e pacientëve të prekur mbetet ende 20, mjekët pohojnë se numri real i të prekurve mund të jetë edhe më i lartë. Kjo për vetë faktin se një pjesë e tyre mund ta kenë kaluar këtë virus si grip normal. Megjithatë, burimet zyrtare të Institutit të Shëndetit Publik, bëjnë të ditur se numri zyrtar i motrave të analizuara si raste të dyshuara ka arritur në 460, nga të cilat 20 kanë rezultuar mbartëse. Sipas tyre, paraqitet më shqetësuese ardhja e stinës së vjeshtës, e cila konsiderohet si periudha e shtimit masiv të problemeve gripale. Pavarësisht se është deklaruar se janë bërë kërkesat për sigurimin e vaksinave apo dozave të duhura të tamiflusë ende asgjë nuk është bërë konkrete.
Sipas të dhënave në lidhje me grup-moshën e përhapjes pohohet se 4 raste i përkasin moshës 15-24 vjeç, 14 të tjera 25-44 vjeç, si dhe 2 raste 45-59 vjeç. Lidhur me këtë tregues specialistët pohojnë se vihet re që shumica e rasteve i përkasin moshave aktive dhe deri tani asnjë rast nuk është vënë re në moshat e vjetra apo ato nën 14 vjeç. Ndërkohë që në spital janë shtruar 8 pacientë, pjesa tjetër janë izoluar në kushtet e shtëpisë, ku dhe kanë marrë trajtimin përkatës. Lidhur me shenjat dhe sindromat klinike pohohet se “Kolla ka qenë e pranishme në të gjitha rastet dhe në 5 raste është vënë re kolle me gëlbaze, dhimbja e fytit gjithashtu ka qenë e pranishme në të gjitha rastet si dhe temperatura kryesisht mbi 38º C. Gjithashtu janë paraqitur simptoma të tilla si vështirësi në frymëmarrje, si dhe prezenca të bronkiteve, apo problemeve të tjera specifike të frymëmarrjes.