Përjashtohen nxënësit e arsimit të mesëm
25/08/2009 Skema e rimbursimit të teksteve mësimore për vitin shkollor 2009-2010
Përfitojnë vetëm ata që trajtohen me asistencë sociale si dhe arsimi i detyruar
Tekstet mësimore për shkollat e mesme përjashtohen nga skema e rimbursimit të çmimit. Së fundmi, Ministria e Arsimit dhe Shkencës ka vendosur që subvencionimi i teksteve do të zbatohet vetëm për arsimin e detyruar (9-vjeçar), si dhe për një kategori të kufizuar të nxënësve në arsimin e mesëm. Konkretisht bëhet fjalë për ata nxënë, familjet e të cilëve bëjnë pjesë në skemën e trajtimit të asistencës sociale. Aktualisht pranë librarive të ndryshme ka filluar prej ditësh shpërndarja e teksteve së bashku me alternativat e përzgjedhura për çdo lëndë që do të përdoret gjatë vitit të ardhshëm shkollor. Pas verifikimit të kërkesave të paraqitura nga shtëpitë botuese janë aprovuar rreth 600 tituj të ndryshëm tekstesh, që janë klasifikuar sipas llojit të shkollës.
Rimbursimi
Burimet zyrtare pranë MASH bëjnë të ditur se këtë vit do të përfitojnë nga skema subvencionuese e teksteve shkollore vetëm gjimnazistët që përfitojnë asistencë sociale nga shteti, ndërsa për pjesën tjetër të popullsisë subvencionimi për tekstet shkollore do të shkojë vetëm për arsimin 9-vjeçar të detyruar. Për kategori të caktuara si ato në nevojë rimbursimi do të jetë në masën 100 për qind, ose i përshkallëzuar në forma të tjera. Jo vetëm nxënësit e arsimit të detyruar, por edhe kjo kategori e arsimit të mesëm duhet të sigurojnë faturën tatimore në momentet e blerjes së librave. Me dorëzimin e kësaj fature nxënësit do të mund të tërheqin masën e çmimit të librit kur të nisë shpërndarja e subvencionimeve. “Ndërkohë procesi i shpërndarjes së teksteve shkollore ka filluar në të gjithë vendin, për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar dhe po ecën me ritme të kënaqshme dhe pritet që të përfundojë para fillimit të vitit të ri shkollor”, pohohet nga MASH-i.
Alternativat
Sipas parashikimeve të bëra pritet që shpërndarja e teksteve të përfundojë para nisjes së vitit shkollor, përkatësisht më 14 shtator 2009 për të gjithë ciklin e arsimit parauniversitar. Gjithashtu, burimet zyrtare të MASH-it kanë deklaruar se për herë të parë viti i parë i gjimnazit do të punojë me tekste të reja, disa prej të cilave janë përkthime të teksteve të huaja të përzgjedhura nga shtëpitë botuese më të mira në vend. "Një nga vështirësitë më të mëdha për sigurimin e këtyre teksteve ka qenë problemi i çmimit. Këto janë tekste evropiane të BE-së janë tekste 10 herë më të shtrenjta. Mesatarisht janë tekste që kushtojnë 20, 25, 30 euro. Në Shqipëri ne arritëm në sajë të bashkëpunimit të frytshëm t’i sigurojmë me dy euro", ka pohuar pak ditë më parë kreu i MASH-it Fatos Beja.
Rimbursimi
Skema e rimbursimit të teksteve shkollore për vitin e ardhshëm do të kalojë e gjitha për arsimin e detyruar me përjashtim të një kategorie të kufizuar të gjimnazistëve, të cilët gjithashtu do të përfitojnë. Rreth 2.8 milionë euro është fatura financiare e parashikuar nga buxheti i shtetit që do të shkojë për mbulimin e subvencionimit të teksteve shkollore. Konkretisht do të kompensohen në masën 100 për qind nga shteti, të gjithë nxënësit e arsimit bazë dhe të mesëm, që gëzojnë statusin ligjor të jetimit, para e tetraplegjikë. Gjithashtu, për subvencionimin e këtyre teksteve në arsimin bazë 9-vjeçar do të përfitojnë deri në masën 70% dhe fëmijët e familjeve që marrin ndihmë ekonomike.
Përzgjedhja
Bazuar në kriteret e përzgjedhjes së teksteve, citohet se mesatarisht një titull lënde do të ketë deri në 3 tekste alternative, ndër të cilët vetë mësuesit do të zgjedhin më të përshtatshmin për nxënësit e tyre. Ndërkohë që pas verifikimeve të bëra për të gjitha kërkesat e paraqitura nga shtëpitë botuese janë certifikuar rreth 600 tituj tekstesh, të cilat do të përdoren për zhvillimin e procesit mësimor për vitin shkollor 2009-2010. Komisionet e ngritura pranë çdo shkolle kanë përcaktuar vetë alternativën e duhur (ndërmjet titujve të certifikuar), për nxënësit e tyre. Gjatë kësaj jave pritet të përfundojë edhe shpërndarja e teksteve për gjuhët e huaja.