Grupet parlamentare, aleatët i marrin deputetët Berishës
25/08/2009 Ndarja kuvendore, PS-ja grup më të madhe se PD-ja
Organizimi i Kuvendit të Shqipërisë në grupe parlamentare, referuar rezultatit të zgjedhjeve të 28 qershorit imponon Partinë Demokratike të japë hua për aleatët e saj jo pak, por 15 deputetë. Ndërsa Partia Socialiste pritet të japë më pak deputetë, 6 të tillë, për shkak se nga zgjedhjet e përgjithshme fitoi mandat në Kuvend vetëm një parti aleate e saj, partia e Dules, duke e zbritur në 59 numrin e deputetëve të grupit parlamentar. Në këtë mënyrë partia në minorancë, nëse republikanët, partia e çamëve dhe ajo e LSI-së do të huazojnë deputetë nga PD-ja, do të ketë deputetë më shumë se partia e Berishës, e cila pas huazimeve mbetet vetëm me 53 deputetë. Rregullorja e Kuvendit në nenin 15 të tij përcakton si kusht për krijimin e një grupi parlamentar një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Në këtë mënyrë, Partia Republikane, Partia për Drejtësi dhe Integrim dhe PBDNJ-ja, duke qenë se përfaqësohen vetëm nga një deputet, janë të detyruar të huazojnë nga 6 të tjerë për të formuar grupin parlamentar. Ndërsa LSI, si forcë e tretë me katër deputetë pas PD-PS-së, do të kërkojë vetëm 3 deputetë borxh. Por Kuvendi i ardhshëm i Shqipërisë mund të ketë më pak grupe parlamentare se 6 parti që kanë fituar zgjedhjet. Një grupim i mundshëm politik mund të jetë edhe ai mes republikanëve dhe çamëve duke i kursyer PD-së në këtë mënyrë shtatë deputetë dhe duke e lënë në pozitat e një partie në mazhorancë edhe për sa i takon numrit të deputetëve brenda grupit parlamentar të saj. Në këtë mënyrë Partia Demokratike huazon vetëm pesë deputetë nga të sajët nga 12 për PR-në dhe PDI-në, duke mbajtur brenda grupit të saj 60 deputetë. Në këtë legjislaturë, të cilës i përfundon mandati edhe për pak ditë, kanë funksionuar gjithsej 11 grupe parlamentare mes të cilëve edhe një grupim me shtatë deputetë të pavarur. Grupeve parlamentare u sigurohen mjediset e punës dhe pajisjet e nevojshme për funksionimin e tyre, duke përfshirë edhe fordet për funksionimin e tyre. Kryetarët e grupeve parlamentare përbëjnë një prej organeve vendimmarrëse të Kuvendi të Shqipërisë, Konferencën e Kryetarëve.
Rregullorja
Deputetët mund të formojnë grupe parlamentare sipas përkatësisë partiake ose orientimit politik. Për krijimin e tij kërkohet një minimum prej 7 deputetësh. Çdo deputet mund të jetë anëtar vetëm i një grupi parlamentar. Brenda 3 ditëve nga data e zgjedhjes së Kryetarit të Kuvendit, çdo deputet deklaron me shkrim se në cilin grup parlamentar bën pjesë.