Infermieret me te mesme, kurse me kosto te lire ne spitale
Infermieret te cilet kane perfunduar nje shkolle te mesme profesionale duhet te regjistrohen ne institucione te arsimit te larte per te marre njohurite shkencore pavaresisht se mund te kene nje jete ne pune. Ky eshte urdhri me i fundit i firmosur nga Ministri i Shendetesise, Petrit Vasili. Sipas tij, infermieret e punesuar ne sektorin publik shendetesor te kene te gjithe diplomat e arsimit te larte. Ne nje deklarate per mediat, ministri Petrit Vasili ka theksuar se pervec shkollave publike e private ku ata mund te kryejne studime te larta per degen e infermierise, po mendohet qe te ofrohen brenda ne spitale edhe kurse te specializuara infermierie me kosto me te lire, kurse keto qe do te akreditohen nga ministria e Arsimit.
Ndryshe nga mjeket te cilet nese nuk plotesojne kreditit, nderpresin menjehere kontratat e punes, per infermieret, ministri Vasili ofron disa opsione per arsimimin e tyre i cili pritet te kryhet brenda tre vjeteve. "Per infermieret, duke njohur specifikat e tyre, opsionet jane me te medha, sepse mjeket ka nje nje drejtim i cili eshte shume i percaktuar dhe shume i rrepte. Per infermieret kemi ofruar mundesi qe kualifikimi i tyre te kryhet ne kohen me te shkurter te mundshem. Te kryhet sipas opsionet qe ata zgjedhin vete, ne shkollat publike apo ato private qe mund te zgjedhin" tha Vasili. Sipas tij, shkollat qe ata mund te zgjedhin nuk kane rendesi nese jane shteterore apo private.
"Kemi menduar qe te japim disa opsione, dhe infermieret mund te zgjedhin ate qe duan, por pervec shkollave publike e private, po bisedojme me MASH qe te ngreme kurse profesionale ne spital, me nje kosto me te lire me qellim qe asnje infermier te kete mundesi te rritet profesionalisht dhe te mos humbe vendin e punes", tha ministri. Sipas urdhrit te Vasilit, nga edukimi profesional i vazhdueshem nuk do te perjashtohet asnje punonjes i sektorit te shendetesise, ne te kundert ata qe do ta refuzojne kete do te duhet te lene vendin e punes.
Per sa i perket edhe infermiereve ne prag pensioni, te cilet kane mbaruar vetem shkollat profesionale, Vasili thote se per kete kategori do te kete diferencime lehtesuese, megjithate edhe ata duhet te kualifikohen. "Per ata qe jane ne prag pensioni, do te kete qendrime te diferencuara. Nje infermiereje te ciles i mungojne 3-4 vjet ne plotesimin e karrieres se saj, ato do te kene nje menyre te trajnimit profesional sepse ne vite te caktuara mund te ndodhin edhe deme profesionale qe mund t'i shkaktohen pacienteve" tha Vasili. Arsimi i larte i infermiereve eshte nje nga urdhrat me te fundit te ministrit Vasili, i cili eshte pjese e reformimit te sistemit shendetesor. Aktualisht ne vendin tone, ka rreth 14 mije infermiere, qe perbejne rreth 75 per qind te kujdeseve shendetesore
Problematikat aktuale te sistemit infermieror
Infermieret shqiptare, qe perbejne 75 % te punonjesve te shendetesise, kerkojne te vleresohen me shume per punen qe bejne dhe rolin qe luajne ne sektorin shendetesor ne Shqiperi.
Ata kerkojne qe te degjohen dhe te perfaqesohen me shume, ne te gjitha institucionet ku hartohen politika dhe strategji per kujdesin shendetesor ne Shqiperi.
Infermieret kerkojne qe te diskutojne, te vendosin dhe te drejtojne vete infermieret.
Infermieret kerkojne kushte pune, hapesira studimi dhe mundesi me te medha ne te gjitha institucionet per zhvillimin e profesionit te tyre dhe per rritjen e aftesive te tyre profesionale.