QSUT, shefat e sherbimeve edhe te shtunen ne pune
Sonila Isaku
Shefat e sherbimeve dhe mjeket e Qendres Spitalore Universitare "Nene Tereza" tashme jane te detyruar te qendrojne me shume ne pune. Kjo per shkak te nje urdhri te ri te firmosur vetem nje dite me pare nga drejtori i ketij institucioni, Ilir Dashi i cili kerkon qe drejtuesit e klinikave te QSUT-se por edhe mjeket te dalin ne pune edhe diten e shtune, me nje orar me te reduktuar.
Urdhri
Duke nisur nga kjo jave ne Qendren Spitalore Universitare "Nene Tereza" do te kete orare te reja te personelit shendetesor por edhe shefave te sherbimeve. Sipas Drejtorit te ketij institucioni, Ilir Dashi keto ndryshime behen per fokusimin me te mire te punes ne sherbime por edhe per zbatimin e rregulloreve te vendosura deri me tani. "Duke filluar nga kjo e hene dhe deri diten e premte i gjithe personeli shendetesor eshte i detyruar te qendroje ne pavijone dhe sherbime nga ora 08:00 deri ne 15:30. Por kjo nuk te thote qe puna e tyre perfundon ketu, edhe diten e shtune do te kete mbledhje dhe organizim te punes si nga shefi i pavijonit ashtu edhe nga mjeket dhe personeli mbeshtetes nga ora 9:00 deri ne 11:30 " ka pohuar Dashi. Sipas tij, cdo dite stafi i Sherbimit organizon mbledhjen e mengjesit ne oren 8, nen drejtimin e Shefit te Sherbimit apo personit te caktuar nga ai, ne rastet kur shefi mungon.
Masat
Nje grup i vecante kontrolli do te ngrihet nga administrata e QSUT-se per te verifikuar punen e mjekeve dhe shefave te sherbimeve gjate diteve te punes. Ne rast se ky grup do te vereje mungese ne pune apo shkelje do te hartoje nje raport i cili do te paraqitet cdo jave ne drejtori. "Per te gjithe shkelesit e ketij rregulli, drejtoria e QSUT-se ka parashikuar masa ndeshkuese deri ne largime nga puna, gjoba apo verejtje etj" ka nenvizuar drejtori i Institucionit. Sipas tij, shefat e sherbimeve dhe mjeket te cilet ne pavijonet e tyre kane edhe salla te kirurgjise duhet te hartojne edhe grafikun e operacioneve te shperndare ne menyre te barabarte per te gjithe kirurget. Kurse pavijonet e tjera te hartojne grafikun e konsultave dhe vizitave ne qendrat perkatese.
Urdhri per operacionet
Te gjitha pavijonet duhet te fillojne te afishojme listen e operacioneve qe do te kryejne por edhe emrat e mjekeve dhe kirurgeve qe do te asistojne ne to. Ky eshte urdhri me i fundit i firmosur nga Ministri i Shendetesise i cili u kerkon shefave te pavijoneve te clirojne monopolin e nderhyrjeve. Urdhri parashikon nje shperndarje te operacioneve nepermjet nje planifikimi i cili do ti jap keshtu fund perqendrimit te panevojshem dhe abuziv te operacioneve kirurgjikale ne pak duar. Kjo transparence mundeson eliminimin e cdo lloj pakenaqesie apo perpjekjeje per veprime korruptive duke bere te qarte per kedo se kush do ta kryej operacionin dhe kohen kur operacioni do te kryhet. Drejtoret e spitaleve dhe shefat e sherbimeve do ta ndjekin me rigorozitet zbatimin e perpikte te ketij urdhri si dhe do te trajtojne me perparesi cdo ankese te qytetareve lidhur me sherbimin dhe nderhyrjet kirurgjikale. Shperndarja e operacioneve do te behet ne menyre proporcionale duke aktivizuar te gjithe kirurget qe sherbejne ne repartet e kirurgjise.