E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maturantet , parade "lamtumire" ne bulevard

Nje parade madheshtore ka rigjalleruar serish bulevardin "Deshmoret e Kombit", dy dite pas nderprerjes se greves se socialisteve. Pasi ka gjetur per nje dite te vetme paqe, bulevardi eshte bere kesaj here deshmitar i nje "popullimi" mjaft te madh. Por, kesaj here nuk behej me fjale per proteste, apo aktivitet tjere politik, porse per nje aktivitet, organizuar posacerisht per te rinjte. Keshtu, mijera maturante kane marre pjese ne paraden e perfundimit te gjimnazit. Ata e kane festuar nje eveniment te tillet njekohesisht, ne te njejten dite dhe ne te njejten ore me bashkemoshataret e tyre ne Evrope.
Festa
Me nje buzeqeshje te lexueshme ne fytyre, maturantet i kane sjelle mjaft gjalleri dhe ngjyra bulevardit dhe gjithe kryeqytetit. Per here te pare, Ministria e Arsimit dhe Shkences si dhe Federata e Dancit Sportiv organizuan festen e maturanteve si ne vendet e tjera te Evropes. Burime nga Ministria e Arsimit thane se, ne feste moren pjese rreth 3 mije maturante nga rrethe te ndryshme, por vecanerisht nga Tirana dhe rrethet qe jane me prane saj. Keshtu, gjimnazistet tiranas, durrsake, elbasanllinj, etj., nuk kane ngurruar te "lahen" me miell e veze, me rastin e aktivitetit qe quhet "Olimpiada e Matures". Keshtu, per here te pare maturantet tane u rreshtuan e bashkemoshataret e tyre, sa i perket menyres se festimeve. Ky aktivitet i organizuar ne diten e perfundimit te vitit shkollor per te gjithe maturantet ne rang vendi, u organizua nga MASH, Drejtoria Arsimore Tirane dhe Federata e Shqiptare e Dancit Sportiv. Maturantet, ne menyre simbolike, u kane hedhur njeri-tjetrit veze edhe miell, nje rit ky qe ndiqet gati ne te gjitha vendet e botes dhe qe eshte festa tradicionale e perfundimit te shkolles se mesme.
Aktivitetet
Pervec "gjuajtjes" me miell e veze, akrobacive spontane, te qeshurave here me kuptim e here kot, si dhe entuziazmit qe nuk mungoi per asnje cast, nje moment tjeter emocionues dhe i paharrueshem ishte vizita ne sallen e seancave plenare ne Kuvendin e Shqiperise. Kjo, pasi kryetarja e Kuvendit te Shqiperise, Jozefina Topalli hapi dyert e Kuvendit dhe priti gjimnazistet e Tiranes per t'u uruar suksese ne jeten dhe shkollimin e tyre te metejshem. Duke bashkebiseduar me kryetaren, maturantet folen per endrrat dhe deshirat per te vazhduar universitetin ne shkenca politike, juridik, ekonomi e shkenca. Organizimi i kesaj feste te maturanteve ndryshoi pamjen dhe atmosferen e Bulevardit dhe te gjithe qytetit te Tiranes, duke e mbushur me gezim e optimizem. Qytetaret pane frymen evropiane ne bulevard. Kryetarja e Kuvendit i tha te rinjve se "Ju jeni e ardhmja e Shqiperise Evropiane. Ne duam qe ju te levizni pa viza".

Klasat e 9-ta
Krahas me maturantet, edhe nxenesit e klasave te nenta i kane dhene "lamtumiren" arsimit te detyrueshem, duke aspiruar per te vazhduar arsimimin e tyre ne shkollat e mesme te pergjithshme, ose ne ato profesionale. Te "parrahur" me testime te nivelit te larte, ata duket se i kane marre me shume frike provimet e lirimit.

Pasiguria
Nese i pyet se si ndihen, maturantet thone se ndihen mjaft mire, porse nuk arrijne ta largojne ankthin dhe pasigurine ne lidhje me te ardhmen e tyre. "E dime qe ne ato provime qe do te japim, do te vendoset e ardhmja jone. Shpresoj qe gjithcka te shkoje mbare", thote Gressa Resuli, maturante e "Samiut".

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›