E Diel, 1 Nëntor 2026

Qeveria, 10 milion euro per bizneset qe gjenerojne punesim

Qeveria do te stimuloje bizneset qe nepermjet aktivitetit te tyre nxisin punesimin. Garancine e ka dhene dje ministri i Ekonomise Dritan prifti dje ne Shkoder, ku vizitoi disa kompani prodhuese tekstilesh dhe u njoh nga afer me ecurine e biznesit te tyre, si dhe problematiken qe shoqeron keto kompani ne ushtrimin e aktivitetit ekonomik. Pikerisht per mbeshtetjen e ketyre bizneseve qe prodhojne punesim, tha ministri Dritan Prifti, qeveria ka ne dispozicion kete vit nje fond prej 10 milione euro. Ky fond, u shpreh ministri i Ekonomise, do te perdoret ne formen e kredive te buta per biznesin dhe qeveria synon dy apo trefishimin e tij ne vitet e ardhshme. "Ne kemi nje fond prej te pakten 10 milione euro kete vit per ta perdorur per keto lloj biznesesh, per kredi te buta, kredi qe nuk shkojne me shume se sa kater apo pese per qind interes vjetor, sa gjysma e interesit qe mund te ofrojne bankat. Pra, per te mbeshtetur bizneset qe gjenerojne punesim jane 10 milione euro. Vitin e kaluar ishin pese. Fondi eshte dyfishuar. Shpresojme qe vitet e ardhshme kete fond ta dy apo trefishojme. Eshte nje fond, per te cilin i bej thirrje bizneseve qe shpenzojne per teknologji, shpenzojne per makineri e pajisje, dhe qe gjenerojne punesim, qe te drejtohen prane ministrise se Ekonomise per t'u mbeshtetur me financime", tha Prifti. Duke folur per objektivat e qeverise, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes u ndal ne raportin mes shkollave te mesme te pergjithshme dhe atyre profesionale. Duke qene se ky raport sot eshte ne favor te shkollave te mesme te pergjithshme, ministri Prifti tha se, qeveria synon qe ta ule kete raport dhe shprehu bindjen se nje gje e tille eshte edhe ne interes te sipermarresve, pasi ata kane nevoje qe punonjesit te jene te kualifikuar dhe profesioniste. "Kete vit ne kemi edhe nje objektiv tjeter, objektivin per te ndryshuar raportin mes shkollave te mesme te pergjithshme dhe shkollave te mesme profesionale. Raporti eshte pothuajse 80 me 20, ne favor te shkollave te pergjithshme. Ne kemi vendosur qe te financojme, te shpenzojme me shume ne shkollat profesionale, per te cilat kam bindjen se sipermarresit e kesaj natyre ku jemi sot kane shume nevoje, qe krahu i pune te jete i arsimuar, i mesuar me zanate te ndryshme. Kemi si synim qe raportin, ne dy tre vjet, ta kalojme ne 60 me 40, pra te kemi nje dyfishim te shkollave profesionale ne krahasim me nivelin qe kemi sot", perfundoi fjalen e tij, Prifti. Ai vizitoi kompanite MODA TELI sh.p.k CALZATURIFICI O ADELCHI, dhe kompanine BERTONI, e cila eshte nje kompani prodhuese e kepuceve. Gjate vizites, ministri i Ekonomise, Tregtise dhe Energjetikes u interesua personalisht per problematiken qe paraqet secila prej kompanive ne aktivitetin ekonomik qe ato ushtrojne, si dhe u njoh me sugjerimet perkatese te tyre, mbi ate se cfare mund te beje me shume qeveria per te mbeshtetur keto biznese, te cilat jane nje burim i madh per punesimin ne vendin tone."Nese do te kemi mundesi te mbeshtesim me shume keto lloj biznesesh, per te investuar me shume, per te zgjeruar aktivitetet e tyre, per te punesuar me shume, atehere kjo mund te jete, ne nje periudhe krize globale, nje nga menyrat me te mira per te rritur punesimin ne vend" shtoi ai

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›