“Plumbi i artë” në GJKKO, përplasje mes Xhuljan Hoxhës dhe Erjon Alibej

Në Gjykatën e Posaçme u zhvillua një tjetër seancë për dosjen “Plumbi i Artë”, ku i dënuari me burgim të përjetshëm Xhuljan Hoxha ka shkëmbyer replika me të penduarin e drejtësisë, Erjon Alibej nw lidhje me atentatin ndaj Kastriot Kilës.
Xhuljan Hoxha: Në një nga takimet që kam zhvilluar me Erjon Alibej, ai më ka folur për vrasjen e Kastriot Kilës. Ai më ka treguar se si e ka porositur vrasjen. Financues dhe organizator i kësaj ngjarje është Erjon Alibej, jo Suel Çela.
Erion Alibeaj: Doja të sugjeroja që mediat të bëjnë durim, sepse pasi të mbarojë Nuredin Dumani dëshminë e tij dhe unë do flas për gjithçka. Nga deklarimet e mia, kanë për të dëgjuar mediat për të gjithë Suel Çelat. Unë do i them të gjitha. Janë thënë shumë të pavërteta dhe trillime.
Dumani, nga ana e tij, ka zbuluar detaje të reja për njohjen e tij me Henrik Hoxhajn i cili e humbi statusin e te penduarit te drejtësisë për shkak se nuk u tregua plotësisht i sinqertë në rrëfimet e tij.
Nuredin Dumani: Me Henrik Hoxhajn jam takuar fizikisht në 30 dhjetor 2019. Atë ditë ka qenë ditëlindja e Festim Qolit, e festonim çdo vit me daulle. Henrik Hoxhaj ishte drogaxhi, gënjeshtar. Për ngjarjet që kam organizuar në shumicën e rasteve nuk i tregoja Herikut, sepse nuk ishte i qëndrueshëm, fliste me të tjerët.
Kjo është e disata seancë ku Dumani po dëshmon për disa nga ngjarjet kriminale më të bujshme në vend.
Gazetare: Lusi Përgjegji
/rtsh.al/