Inflacioni në shkurt 4.4%, rritje drastike e kostos së jetesës
TIRANE- Shqiptarët po përballen me rritje drastike të kostos së jetesës. Instituti i Statistrikave ka konstatuar se gjatë muajit shkurt, inflacioni arriti nivelin e 4.4%, duke tejkaluar me 0.4% objektivin maksimal të parashikuar nga Banka e Shqipërisë.
Krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar inflacioni është rritur me 1.9%, ndërsa kundrejt një muaji më parë është shënuar një rritje prej 1.1%.
Kjo është hera e parë në vitet e fundit që inflacioni arrin këto nivele. Sipas INSTAT-it, në shtrenjtimin e kostos së jetesë ka ndikuar kryesisht rritja e cmimeve të produkteve ushqimore.
Indeksi i grupit “ushqime dhe pije alkolike” ka shënuar një rritje prej 2.4 për qind, ku shtrenjtim kanë pësuar pothujase të githë artikujt ushqimorë.
Në inflacionin e muajit shkurt ka ndikuar edhye rritja e cmimit të energjisë elektrike, në masën 0.5 për qind. Ndërkohë rritje kanë pësuar dhe cmimet e karburanteve, si dhe grupet e tjera.
(e.n/News24/BalkanWeb)