Tadiç: Integrimi në BE, alternativë e vetme
Presidenti serb Boris Tadiç rikonfirmon qendrimin e Beogradit se integrimi në Bashkimin Evropian është alternativa e vetme, ndërsa ruajtja e legjitimitetit dhe integritetit të Serbisë mbi Kosovën, është rruga e vetme.
Edhe pse ka pranuar sinjale nga disa vende me ndikim në BE, se duhet hequr dorë nga retorika për kthimin e Kosovës në Serbi, megjithatë presidenti serb, Boris Tadiç, ka rikonfirmuar qendrimin e Beogradit.