Kryeministri slloven mbërrin për vizitë në Kosovë
Kryeministri i Sllovenisë, Borut Pahor, do të qëndrojë sot në Kosovë. Ai pritet të takohet me kryeminsitrin Hashim Thaçi.
Vizita e sotme e zotit Pahor pason takimin që ai zhvilloi javën e kaluar me presidentin e Serbisë, Boris Tadicc dhe kryeministren e Kroacisë, Jadranka Kosor.
Sllovenia do të jetë mikpritëse e konferencës së krerëve të shteteve të Evropës Juglindore, e cila do të mbahet më 20 mars.
Serbia ka kushtëzuar praninë e saj në këtë konferencë me emërtimin e Kosovës si "Kosovo-Unmik", gjë e cila është kundërshtuar nga udhëheqësit e lartë të institucioneve në Kosovë.