Gervishet veturat polici rrugor qellon shoferin

Efektivi i qarkullimit akuzohet per rrahje e shperdorim detyre te nje shoferi pas gervishjes se automjetit te tij nga nje tjeter
I dyshuari shpallet ne kerkim hetuesit e SHKB-se dhe te policise se Tiranes nisen hetimet ndaj kolegut te tyre
TIRANE- Gervishen automjetet ne rruge polici i qarkullimit rreh dhe qellon me arme ndaj drejtuesit te mjetit me te cilin u perplas. Blute shpallin ne kerkim kolegun e tyre duke e akuzuar per ushtrim dhune shperdorim detyre dhe kanosje me arme.
Arjan Uka. 40 vjec banues ne Sauk me detyre efektiv i Policise Rrugore ne Njesine Rajonale te Tiranes u shpall ne kerkim mbremjen e te dieles nga Drejtoria e Policise se Tiranes me akuzen e shperdorimit te detyres kanosjes me arme dhe plagosjes se lehte me sende te forta te nje qytetari pas nje grindjeje mes tyre per shkak te ferkimit dhe gervishjes se automjeteve. Lajmi eshte konfirmuar per Shekullin nga burime te Sherbimit te Kontrollit te Brendshem SHKB Ministrise se Brendshme si dhe te Drejtorise se Policise se Tiranes.
Sipas tyre efektivi i Policise Rrugore eshte ne kerkim ndersa dyshohet edhe per veprime te tjera me te renda te cilat po hetohen nga SHKB-ja. I demtuari Ramazan Ahmeti denoncoi ne polici ngjarjen duke pretenduar se ishte dhunuar dhe kercenuar me arme nga nje person i cili me pas eshte identifikuar nga policia me emrin Arjan Uka banues ne Sauk.
Pas marrjes se deklarimeve te te demtuarit mbi rrethanat e ngjarjes dhe shkaqeve te mundshme te saj oficeret e policise se kryeqytetit tentuan te kontaktojne me kolegun e tyre por ai nuk gjendej.
Menjehere me pas blute mesohet se kane kryer disa kontrolle per kolegun por ai nuk eshte gjetur serish. Kjo ka bere qe hetuesit e komisariatit nr.1 te shpallin ne kerkim kolegun e tyre te policise rrugore.
Incidenti
Mbremjen e te dieles Ukaj po kthehej ne banesen e tij ne Sauk ndersa ne rrugen e Elbasanit udhetonte me automjetin e tij. Rruges prane Saukut efektivi i rrugores eshte shkembyer me nje automjet tjeter qe drejtohej nga i demtuari Ramazan Ahmeti. Ne kete moment mjetet e tyre jane ferkuar duke marre demtime ne pjeset anesore te dyerve duke provokuar debatin mes tyre se cili ishte fajtori i karambolit te mjeteve.
Pas debatit per te gjetur fajtorin palet kane nisur te ashpersojne komunikimin cka ka nxehur policin i cili sipas burimeve te SHKB-se ka goditur personin ne trup me grushte. Me pas polici mesohet se ka nxjerre pistoleten duke qelluar me te ndersa burime te ndryshme thone se ai ka qelluar ndaj tij ndersa te tjere pohojne se Ukaj ka qelluar ne ajer.
Gjithsesi incidenti ka sherbyer qe policia te mberrije ne vendin e ngjarjes dhe te nise hetimin ndersa efektivi i policise ishte larguar nga vendi i incidentit. Blute shoqeruan ne komisariat te demtuarin i cili dha versionin e tij ndersa efektivi i rrugores tashme eshte sipas burimeve zyrtare te SHKB- se dhe te Policise se kryeqytetit ne kerkim.