E Shtunë, 31 Tetor 2026

Info/kult Nga Gazeta Standard Madhesia e germave Dokufest ne Cin

Dokufest ne Cinema Eye Honors

Festivali i filmit dokumentar dhe te shkurter Dokufest do te nise vitin 2012 me projektimin e filmave ne New York te ShBA-se. Ne kuader te shenimit te dhjetevjetorit te pare te festivalit drejtuesit e Dokufestit kane vendosur qe te shkojne pertej Oqeanit duke pergatitur nje permbledhje filmash te cilet do te shfaqen ne metropolin amerikan me 9 janar. Shtate filma dokumentare do tu serviren njujorkezeve ne diten e pare te javes qe vjen.

Perpiluesi i ketij programi dhe njeheresh drejtor artistik i festivalit Veton Nurkollari ka pohuar se ideja e paraqitjes se Dokufestit para publikut amerikan ka qene e hershme dhe se ka rastisur qe ky prezantim te realizohet pikerisht ne dekaden e pare te veprimtarise.

Qellimi i paraqitjes se permbledhjes se filmave qe kane shenuar dhjetevjeteshin e Dokufestit eshte qe ta promovojme festivalin por edhe Kosoven ne njerin prej metropoleve me interesante te botes para nje publiku te larmishem ka thene Nurkollari. Sipas tij jane bere me shume se dy jave qe prej se pergjegjesja per marredhenie me publikun Nita Deda ndodhet ne New York dhe merret me pergatitjet e ketij projeksioni. Madje Nurkollari nuk heziton qe te pranoje se data 9 janar nuk eshte perzgjedhur rastesisht por me qellim ngase perkon me kohen kur ne metropolin amerikan do te mbahet ceremonia e ndarjes se cmimeve Cinema Eye Honors perkatesisht me 10 e 11 janar ku edhe pritet te jene te pranishem shume emra te rendesishem te botes se filmit.

Tajmingu ka qene i rendesishem per ne ngase prezantimi i lsquoDokufestit ne New York behet ne vigjilje te ceremonise se Cinema Eye Honors periudhe kjo kur perfaqesuesit e rendesishem te industrise se filmit dokumentar ndodhen ne New York. Ne natyrisht nuk presim qe te gjithe ata te vijne ne projeksionin e Dokufestit por besojme se nje numer i kenaqshem i tyre do te kene rastin qe te njihen me per se afermi me festivalin nga Kosova ka theksuar Nurkollari. Cinema Eye Honors eshte cmimi qe u dedikohet filmave dhe filmberesve dokumentare ku vleresohet angazhimi ne kinematografi montazh regji etj.

E udheheqesi artistik i festivalit eshte perkujdesur qe filmberesve e producenteve boterore ne Klubin e Producenteve tu paraqese rrefime te ndryshme per Kosoven.

Ne kuader te permbledhjes se shkurter kemi nje film nga Kosova nje tjeter ku luan Arta Dobroshi dhe nje film dokumentar te Phill Collinsit qe po ashtu flet per Kosoven. Pra gjysma e programit i dedikohet Kosoves derisa gjysma tjeter perbehet nga filmat eksperimentale ka pohuar Nurkollari. Prezantimi i ketij programi nuk eshte i vetmi qe planifikon Dokufest ne New York. Por ka plane qe gjate 2012-s te paraqitet nje program me i gjere filmash nga Ballkani.

Synimi yne eshte qe gjate ketij viti te perpilojme dhe te shfaqim nje permbledhje filmash nga Ballkani ne Muzeun e Arteve Moderne MOMA te New Yorkut ka perfunduar Nurkollari.

Suus nisin debatet

Mediat kane nisur te kontrollojne klikimet per kengen qe fitoi ne edicionin e 50-te te RTSH-se qe do te perfaqesoje Shqiperine ne festivalin evropian te kenges qe kete vit mbahet ne Baku te Azerbajxhanit. Rona Nishliu eshte kengetarja me kompozim te Florent Boshnjakut. Prej ketyre klikimeve del se debatet kane nisur tashme ne pro dhe kunder shijes per kengen si do te mberrije ajo ne publikun ekzotik dhe evropian. Ca e kane quajtur si kenge funerali dhe te tjere e shohin si nder me te realizuarat artistikisht. Megjithate me tekst te vet kengetares Nishliu kjo kenge nuk mendojme se perfaqeson vetem trendin ne Shqiperi por sic duket nga motivi i takon Kosoves. Konsiderohet lufte potalesh cfare shikohet ne komentet per kengen shqiptare ndersa duken krejt te terhequr vete krijuesit ku Boshnjaku sipas nje te perditshmeje kosovare mesojme te jete shprehur se kenga nuk eshte krijuar per ti pelqyer kustos se gjithe botes

Asnje kenge nuk i permbush te gjitha stilet. Ne jemi munduar qe kenga para se gjithash te dale profesionale dhe nuk e ka pasur qe nga fillimi destinim festivalin - thote kompozitori Florent Boshnjaku. Ne diskutimet rreth kenges ai thote se nese publiku eshte ai qe vlereson atehere kenga ka marre miratimin e padiskutuar. Rralle ndodh qe publiku ta doje vendimin e jurise dhe kur Rona e kendoi kengen per here te fundit salla nuk u zbraz. Nese jane thyer apo jo tabute e ankesat se kosovaret smund ta fitojne kete festival nuk ka rendesi ajo ka ndodhur dhe nje komplet ekip kosovar fitoi - shton Boshnjaku.

Preferences per kengen mediat i shkojne edhe opinionit te kengetareve te Tiranes reagimet e te cileve konsiderohen indiferente e me afer moshes se Rones vleresimi eshte nje kenge kryeveper qe me ka rreqethur mishin... vokal i jashtezakonshem i Rones - eshte ky nje prononcim i kengetares Rosela Gjylbegu ne media.

Vete Rona shkruhet ne te perditshmet e Kosoves ndihet krenare qe eshte kosovarja e pare qe shkon ne Eurovizion dhe pretendente qysh ne konkurrimet e para ne festivalin shqiptar shtoi se fitorja ne kete festival prestigjioz eshte sukses.

Suus eshte rezultat i nje gjendje shpirterore habise se akumuluar nga tjetersimi i qenies njeri dhe jo nacionalitetit te ambicieve te cuditshme te po ketij njeriu ne raport me potencialin e tij. Problemi nuk eshte antivlera problemi jemi ne qe nuk arritem ta parandalojme dhe krijuam kushte optimale per zhvillimin e saj. Uroj qe njerezit te kuptojne mesazhin e tekstit te Suus optimizmin - shton Nishliu.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›