Mbi 6000 emigrante largohen drejt Greqise oret e fundit
Fluksi i emigranteve qe kthehen drejt vendeve ku jetojne e punojne ka ardhur drejt renies. Por sipas burimeve nga policia e pikave kufitare vetem nga pika kufitare e Kakavijes mbi 6000 emigrante shqiptare kane udhetuar oret e fundit drejt Greqise. Burime zyrtare nga Drejtoria Rajonale e Kufirit dhe Migracionit ne qarkun e Gjirokastres pohuan se gjate 15 oreve te fundit kane dale nga territori shqiptar 6000 emigrante 3400 automjete si dhe 65 autobuse. Policia tha se ne te njejtet periudhe kohore kane hyre 2500 emigrante si dhe 1300 automjete. Aktualisht ne vendkalimin kufitar te Kakavijes funksionojne me kohe te plote 8 sportele 5 ne dalje dhe 3 ne hyrje ndersa pala greke punon me 5 sportele 3 ne hyrje dhe 2 ne dalje - ka sqaruar policia kufitare. Ne kufirin Shqiperi-Greqi ne prefekturen e qarkut te Gjirokastres funksionojne me kohe te plote dy pika vendkalime kufitare ajo e Kakavijes qe ndodhet rreth 25 kilometra larg qytetit te Gjirokastres ne drejtim te jugut dhe Tri Urat qe ndodhet rreth 22 kilometra larg qytetit te Permetit ne drejtim te perendimit. Ndersa pika kufitare e Sopikut qe ndodhet rreth 50 kilometra larg qytetit te Gjirokastres ne komunen e Pogonit funksionon vetem per kembesoret.