E Diel, 1 Nëntor 2026

Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend

Tiranë, 8 Janar NOA - Në vijim te informacioneve të përcjella për ditën e sotme Ministria e Brendshme publikoi para pak çastesh të dhënat më të reja që nga mesdita e deri në mbrëmje mbi situatën në zonat e prekura nga përmbytja dhe masat që po merren. Aktualisht vazhdon intensivisht evakuimi i komunitetit kryesisht në bashkinë Shkodër (lagjet Baçallëk, Ajasem, Livade....). Gjatë operacioneve në terren janë evakuuar edhe 1 067 krerë bagëti.

U bë mbledhje e posaçme me kryetarin e komunës Dajç, ku u përcaktuan masat konkrete për të ndërhyrë me ndihma ushqimore, asistencë shëndetësore dhe plotësimin e kushteve më imediate për jetesë të komunitetit që është evakuuar brenda komunës, kryesisht në fshatin Pentar të Dajcit. Po bëhet ridislokimi i strukturave të ushtrisë dhe të policisë si dhe atashimi i përfaqësuesve të tyre pranë çdo kryetari komune të përmbytur, me qëllim që operacionet e evakuim shpëtimit dhe të ndihmave ushqimore që do të dërgohen në komunat Dajç, Ana Malit, Bërdicë, Bushat, Bashkia Shkodër të jenë sa me efektive. Aktualisht janë dërguar rreth 100 pako me ushqime në komunën Bushat, 300 pako në Dajç, 200 pako në Ana Malit si dhe janë depozituar dhe maganizuar një sasi e konsiderueshme me paketa ushqimore pranë bashkisë Shkodër. Aktualisht janë të akomoduar 214 persona të fshatit Kuç, komuna Guri Zi në konviktin e shkollës industriale të qytetit Shkodër, ndërsa në hotel Rozafa Shkodër janë akomoduar 76 persona nga lagjja Salo Halili Shkodër. Po merren masa konkrete për trajtimin e tyre me ushqime dhe asistencë mjekësore. Janë ngarkuar me detyra kryetarët e njësive vendore në bashkëpunim me strukturat e policisë dhe ushtrisë për të verifikuar konkretisht familjet e evakuuara pranë të afërmve të tyre, identifikimin e tyre me qëllim që ndihmat të shkojnë në destinacionin e duhur. Të gjithë komunat e përmbytura dhe lagjet e bashkisë Shkodër furnizohen 24 orë me energji elektrike. Më shumë mbi argumentin e ditës: Informacionet më të fundit mbi situatën e përmbytjeve në vend Deklarata e plotë e Qeverisë Italiane për situatën e përmbytjeve në Shqipëri Podujeva ndau 20 mijë euro ndihmë, pas vërshimeve që e kanë kapluar Shqipërinë Ministria e Brendshme: Situata drejt normalizimit, janë evakuuar 3752 persona AMC ndihmon banorët e zonave të prekura nga përmbytja Topalli: Situata po shfrytëzohet nga disa individë, sbëhet politikë me të tilla ngjarje Berisha-banorëve: Do vlerësojmë dëmin bashkërisht dhe ta kompensojmë atë plotësisht PD: Edvini i kthyer dje nga pushimet e zgjatura, manipulon me fatkeqësinë e banorëve Përmbytjet, Prifti qetëson situatën: Më e keqja ka kaluar, gjendja drejt përmirësimit PS, Shalsi: Berisha do të largojë vëmendjen nga përmbytjet Frika nga epidemia e ujit, nis monitorimi i zonave të përmbytura Zonat e përmbytura, ISKSH urdhëron: Shërbim shëndetësor 24 orë Berisha në Shkodër: Nivelet e ujit po rriten, banorët duhet të ikin urgjent Kisha Katolike: Përkujdesje dhe ndihma ndaj të përmbyturve Përmbytjet, Bashkia e Shkodrës vë në dispozicion 2 numra telefoni për qytetarët Raportimi i KESH-it: Ulen prurjet në kaskadat e hidrocentraleve Raporti i ministrisë së Brendshme: Eshtë rritur niveli i ujërave në zonat e përmbytura  Tabelat e plota  Nr Njësia vendore Tokë e përmbytur Persona të evakuuar Shtëpi të përmbytura 1 Bashkia Shkodër 250 ha 148 320 2 Komuna Dajç 2000 ha 2000 1187 3 Komuna Ana Malit 1370 ha 248 180 4 Komuna Velipojë 2000 ha 25 50 5 Komuna Bërdicë 1800 ha 370 130 6 Komuna Guri Zi 650 ha 730 200 7 Komuna Bushat 1700 ha 312 130 8 Komuna Qendër, M.Madhe 500 ha 10 8 Gjithsej 10270 ha 3850 persona 2205 shtëpi IV. Të dhëna orare për kaskadën e Drinit dhe Ulzës: ora 18:00 a. Kuotat, prurjet dhe prodhimi HEC K. max. lejuar (m) K. orare (m) Dif. Kuotave orare (cm) Prurjet orare (m3/sek) Prodhimi orar (MË) Fierze 296.00 292.51 -1 915 450 Koman 175.00 172. 21 -9 450 450 V.Dejes 76.00 74.48 -2 300 250 Ulez+Shkopet 128.80 127.72 -1 230 45 HEC e tjere 43 Derdhje uji Fierze Koman V.Dejes Ulez Shkopet Porta (m3/sek) 665 1300 1535 200 200 Agr (m3/sek) 450 520 565 64 80 Total (m3/sek) 1115 1820 2100 264 28

Më shumë nga Sociale

Të gjitha ›