Komisariatet vetem krimet e lehta
Policia e Tiranes ka aplikuar nje strukture te re, qe nga janari i vitit 2008, duke bere qe sektoret kryesore te mblidhen ne Drejtorine e Policise, ndersa roli i komisariateve te jete me i lehtesuar, kryesisht ne ngjarjet e lehta dhe ne vjedhjet, qe kryhen. Aplikimi i struktures dhe organikes se re ne policine e kryeqytetit ka nisur qe ne muajin janar dhe ka perfunduar nga mesi i muajit mars. Ndonese nuk ka pasur nje date fikse, e sigurt ka qene zbatimi i reformes, si ne drejtori dhe ne sherbimet e Patrulles se Pergjithshme. Nderkaq qe ne muajin mars jane titulluar edhe 90 oficeret te rinj te Patrulles se Pergjithshme, si dhe punonjesit e policise te “brezit” te trete qe kane dale nga Akademia e Policise, "Arben Zylyftari". Nderkohe qe tani roli i akademise ka qene kryesisht ne trajnimin e efektivave ekzistues te Policise se Shtetit.