E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Presidenti te mos dekretoje ligjin e tatimeve”

Pavaresisht se ligji i ri i Procedurave Tatimore ka marre miratimin e kuvendit, organizatat e biznesit vazhdojne te kembengulin se batimi i ligjit sipas variantit perfundimtar do te kete pasoja te renda per biznesin, duke i kerkuar presidentit qe te mos dekretoje ligjin. Konfindustria ne nje deklarate per median dje ligji i perkeqeson frymen e bashkepunimit shtet-biznes aq i rendesishem sidomos per investimet prodhuese te vendit. Ligji i ri sipas Konfindustrise pengon investimet e huaja te domosdoshme per zhvillimin e qendrueshem te vendit, aq me shume ne kushtet e krizes se tregjeve nderkombetare. Sipas organizates se biznesit, ligji ka mosperputhje me legjislacionin e ngjashem te BE dhe vendeve konkurente te rajonit, shtimin e hapesirave dhe mundesive per korrupsion nga institucionet fiskale ne zbatim te ligjit ne fjale, shtim te kostove te prodhimeve dhe sherbimeve vendore dhe ulje e konkurueshmerise se tyre ndaj prodhimeve te huaja. Por sipas eksperteve te Ministrise se Financave, projektligji eshte bere me konsulencen e institucioneve financiare nderkombetare dhe per me teper eshte diskutuar dhe ka marre parasysh verejtjet e organizatave te biznesit gjate konsultimeve gati 6 mujore para se ligji te prezantohej ne Kuvend. Por Konfindustria kerkon nga Presidenti i Republikes te mos dekretoje Ligjin e Procedurave Tatimore dhe Ligjin e Falimentimit me qellim qe te krijohet hapesira e nevojshme kohore per marreveshje dhe permiresim ndermjet qeverise dhe biznesit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›