Informatori i Uikiliks rrezikon 136 vjet burg
Spiunazh, mashtrim informatik, shpërndarje e informacioneve sekrete të qeverisë, dhe msobindje ndaj ushtrisë.
Ky do të jetë momenti i së vërtetës për Bredli Mening, ushtarin amerikan i cili konsiderohet si burimi kryesor i Uikiliks.
Gjykata ushtarake në Merilend, e cila e ka shpallur fajtor për 19 akuza nga 21, duhet të ajpë vendimin e saj që mund të përmblidhet në 136 vjet burg. Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndarë në fronte presin lajmin.
Nuk kanë qenë vetëm dokumente ato që Brdeli i ka dorëzuar Uikiliks por dhe një video ku një helikopter ushtarak amerikan qëllon dhe vret dhjetëra civilë mes të cilëve dhe përfaqësues të shtypit ndërkombëtar.
Një ushtar i thjeshtë ai ka pasur mundësi të ketë akses në këto informacione kur shërbente si analist ushtarak në Bagdad. Sipas avokatit të tij ka qenë pikërisht ajo qëka parë në irak që e ka shtyrë të bëjë atë që bëri.
Vetë Mening e përshkruan veten si idealist kundër luftës në Irak dhe Afganistan si dhe një nxitës i debatit për operacionet ushtarake amerikane.
Deri tani ai ka kryer dy vjet burg në pritje të procesit. Rasti i tij do të krijojë një precedent dhe për Eduard Snoueden të cilin autoritetet amerikane ende nuk kanë mundur ta kthejnë në vend.