Qeveria egjiptiane e gatshme per te boshatisur sheshet
Në Egjipt po afrohet momenti i përballjes mes qeverisë dhe Vëllazërisë myslimane. Këta të fundit këmbëngulin të protestojnë deri në rikthimin në postin e tij të ish presidentit Morsi.
Por vetëm një ditë më parë ministria e brendshme ka marrë mandatin për të marrë cdo masë të mundshme me qëllim ruajtjen e sigurisë kombëtare.
Me pak fjalë vendimi është i qartë. Sheshi do të boshatiset dhe nuk do të ketë më protesta.
Ajo që ka rritur dhe më shumë tensionin mes mbështetësve të Morsit dhe qeverisë është lajmi që prokuroria e përgjithshme egjiptiane ka hedhur në gjyq liderët kryesorë të kësaj lëvizjeje.