E Shtunë, 31 Tetor 2026

Drama e refugjateve palestineze ne Siri

Lufta civile në Siri ka detyruar me mijëra refugjatë palestinezë që të largohen sërish nga banesat e tyre, 65 vjet pas eksodit.
Janë 85 mijë personat që janë larguar deri tani nga Siria për të shkuar në Liban.
Shumë prej tyre jetojnë në kampin e refugjatëve në Bejrut.
Pikërisht në këtë vend militantët e krishterë vendas masakruan me qidnra palestinezë ndërkOhë që vendi kontrollohej nga ushtria izraelite.
Pavarësisht ndihmave që vijnë nga Agjencia e Kombeve të Bashkuara për Ndihmë dhe Punësim të refugjatëve palestinezë, jeta në Liban për këta refugjatë është plot pengesa.
Kampi i refugjatëve Shatila u krijua në vitin 1948 për të pritur 3000 persona. Tashmë këtu jetojnë më shumë se 16 mijë persona. Uji i pijshëm dhe energjia elektrike jo gjithnjë janë t ë garantuara.
Sipas qeverisë libaneze në vend janë pak më shumë se 1 milion refugjatë që vijnë nga Siria. Ndërsa konflikti në vend vazhdon të jetë i ashpër Bejruti zyrtar ka bërë të ditur se nuk do të jetë më në gjendje të përballojë fluksin e personave që kalojnë kufirin.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›