Informohet për Radushën
Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka vizituar të premten Shkupin, ku është takuar me homologen e tij, Gordana Jankulloska, me të cilën kanë biseduar për situatën e fundit mes kufirit Kosovë – Maqedoni, ku tri ditë më parë u vranë katër shqiptarë nga policia maqedonase.
Rexhepi dhe Jankullovska kanë thënë se me bashkëpunim dhe koordinim të mirë është e mundshme lufta efikase kundër krimit ndërkufitar.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë ka thënë se me ministrin kosovar kanë shkëmbyer të gjitha informacionet e nevojshme që kanë të bëjnë me zhvillimet e ditëve të fundit në brezin e kufirit Kosovë - Maqedoni.
“Me Rexhepin i këmbyem të gjitha informacionet relevante të cilat do të thonë rritje të shkallës së sigurisë në rajon, e njëherësh edhe një hap më afër zbulimit të të gjitha veprave penale, të cilat ndodhin në rajonin kufitar dhe në të cilat janë involvuar shtetas të dyja palëve”, ka thënë ministrja Jankulloska.
Ajo ka thënë se e ka njoftuar kolegun kosovar për gjithçka që është bërë në aksionet e fundit të policisë në territorin e Republikës së Maqedonisë, për masat që janë ndërmarrë edhe për rezultatet të cilat janë arritur.
“Për kolegët tanë kosovarë siguruam listë të personave kryes të veprave të rënda penale, për të cilët kemi bazuar dyshim se e kanë kaluar kufirin në drejtim të Kosovës dhe se ndodhen në territorin e tyre, së bashku me të dhënat për personat me të cilët kontaktojnë atje dhe lokacionet e mundshme në të cilat ndodhen që të përpiqemi nëpër aksionin të koordinuar bashkë t'i privojmë nga liria” ka thënë ajo.
Ministri Bajram Rexhepi ka konfirmuar se ekziston bashkëpunim i shkëlqyer midis dy ministrive dhe vendeve, e cila, siç tha, është në interes të sigurisë së gjithë qytetarëve jo vetëm të dy vendeve, por edhe të rajonit e të Ballkanit Perëndimor.
“Po angazhohemi për qarkullim të lirë të qytetarëve, për bashkëpunim në të gjitha sferat dhe me aksionet e përbashkëta do të parandalojmë aktivitete të ndryshme nga krimi i organizuar, tregtia ilegale me armë, drogë dhe njerëz. Që të jemi më të suksesshëm në këtë, duhet të kemi këmbim të përbashkët të informacioneve, pasi që kufijtë tanë nuk janë dhe nuk duhet të jenë hermetikë, veçanërisht në pjesët malore, ku qarkullimi duhet të jetë më i kontrolluar”, ka thënë ministri Rexhepi.
Sipas Rexhepit, duhet të ketë sa më shumë vendkalime kufitare legale midis dy shteteve për lëvizje të lirë të qytetarëve, por ato të jenë barriera për grupet e armatosura.
“Mendoj se incidentet e njërit nga shtetet reflektohen edhe në tjetrin. Nuk duhet të mendohet se në Kosovë janë të mirëseardhur kriminelët, por e kundërta e kësaj. Grupet kriminale kanë lidhje jo vetëm në Kosovë, por edhe në Serbi dhe Mal të Zi dhe janë mjaft të sofistikuar”, ka thënë ai.
Të pyetur të dy ministrat nëse disponojnë me informacione se grupi i vrarë në Radushë ka kontrabanduar armë nga Kosova për në Maqedoni, Rexhepi ka thënë se është e mundur që armët të vijnë nga Serbia, Mali i Zi, ose edhe nga Maqedonia.
“Rrjeti i tregtisë me armë është i zhvilluar dhe është e mundshme që armët të vijnë deri në Serbi apo Mal të Zi. Nuk dëshiroj Kosovën ta vlerësoni si eksportues të armëve dhe dhunës”, ka thënë ai.
Ministrja e Punëve të Brendshme të Maqedonisë theksoi se nga kolegu kosovar kanë marrë informacion për identitetin e personave dhe masat dhe veprimet, të cilat janë ndërmarrë kundër grupit të Kaçanikut, i cili u involvua në incidentin e javës së kaluar në Bllacë, kur u zbulua deponi me sasi të madhe të armëve dhe se kundër tyre mbajnë procedurë juridike.
Në takim janë këmbyer të dhëna edhe për mundësinë që disa persona të caktuar nga Kosova t'u kenë dhënë mbështetje logjistike dhe ndonjë mbështetje tjetër grupit që u vra në Radushë apo të involvuarve në aksionin paraprak në Bllacë dhe atij të mbrëmshëm në Novo Sellë.