E Shtunë, 31 Tetor 2026

Homazhe në 11-vjetorin e masakrës së Qyshkut

Në 11-vjetorin e masakrës së Qyshkut dhe fshatrave tjera, autoritetet komunale të Pejës, shoqatat e dala nga lufta, familjarë dhe qytetarë të shumtë kanë bërë homazhe në nderim të këtyre dëshmorëve.

Duke përkujtuar me pietet veprën dhe jetën e atyre që sakrifikuan jetën për liri, kryetari i komunës së Pejës Ali Berisha tha se kjo është një ditë e dhimbjes për të gjithë ne dhe familjarët. “Kjo është edhe një ditë pikëllimi dhe dhembje për familjaret dhe të afërmit e këtyre familjeve, prandaj ne jemi këtu që së paku në këtë ditë të ndajmë dhimbjen me familjaret e dëshmorëve dhe martirëve”, tha Berisha.

Në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës foli Pren Marashi, sekretar i kësaj organizate, i cili tha se bashkohemi dhe ndjejmë dhembjen bashkë me familjarët e të rënëve.

“Ne shpresojmë që drejtësia të vihet shumë shpejt në vend dhe kriminelët të marrin dënimin e merituar”, tha ndër të tjera Marashi.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›