Dikur festuan, tash protestojnë

Dhjetëra punëtorë të ish-ndërmarrjes shoqërore “Sharrcem Salloniti” në Han të Elezit, po protestojnë qe më tepër se një javë, kundër largimit të tyre nga puna. Ata thonë se privatizimin e ndërmarrjes së tyre e kanë pritur me gëzim, meqë për këtë ata kishin nënshkruar një marrëveshje me blerësin e kësaj ndërmarrjeje, që asnjë punëtorë të mos largohet nga puna.
Njëri nga anëtarët e Këshillit të protestave, ish-drejtori i kësaj ndërmarrjeje, Zymer Bushi, thotë se 63 punëtorët e larguar nga puna të ish-ndërmarrjes shoqërore janë duke protestuar që nga 6 maji.
“Kur e ka blerë ndërmarrjen pronari aktual, kemi festuar bashkërisht dhe kemi qenë të lumtur për këtë, të bindur se do të respektohet marrëveshja e nënshkruar dhe se asnjë punëtor nuk do të largohet nga puna, por përkundrazi kemi besuar se do t’i rrisim kapacitetet tona. Tash kur na ka larguar nga puna, doli që pronari i ri i ka bishtnuar marrëveshjes", thotë inxhinieri Zymer Bushi, i cili në vitin 2008 u largua nga pozita e drejtorit me insistimin e AKM-së, ndërsa ishte parë si pengesë e privatizimit të kësaj ndërmarrjeje.
“Ishim të vendosur që të mos lejonim privatizimin e kësaj ndërmarrjeje, ndërsa punonim mirë dhe veç rrogave që merrnin punëtorët, ne rregullisht paguanim edhe tatimet. Po ta dinim se do të ndodhte kjo që ka ndodhur me largimin e punëtorëve, nuk do ta lejonim kurrë privatizimin e kësaj ndërmarrjeje, por ne kemi besuar në marrëveshjen e nënshkruar”, thotë Bushi, emri i të cilit është gjendur në listën e të larguarve, njëherazi edhe në listën e njërit prej anëtarëve të Këshillit protestues. Inxhinier Bushi thotë se bazuar në emrat që janë vendosur në listën e të larguarve nga puna, del që ky të jetë një largim me motive politike.
Pronari i ri i ndërmarrjes së privatizuar, Xhevdet Bajramaliu i mohon këto. Ai thotë që ka blerë vetëm tokën e kësaj ndërmarrjeje, ku tash funksionon një terminal në kufirin Kosovë-Maqedoni. “240 punëtorë as me bukë nuk mund t’i ngijë, le më t’u jap edhe rroga”, ka thënë pronari i ri Bajramaliu. Ai çështjen e marrëveshjes e ka kuptuar vetëm në kuadër të menaxhimit të ndërmarrjes dhe ka thënë se ndërmarrjen e ka blerë nga AKP-ja, pa kurrfarë obligimesh. Madje ai ka thënë se edhe punëtorët që punojë aktualisht, 89 sish, i llogarit si punëtorë të rinj, pa obligime përpara. “Që nga 30 prilli, asnjë punëtor nuk mund të llogarisë në marrëdhënie pune. Edhe ky numër që është duke punuar, është i madh. Jam detyruar ta largoj edhe burrin e tezes”, thotë pronari i ri Bajramaliu.
Ai ka kërkuar nga policia e Kosovës që të mos i pengohet puna në terminal, siç i ndodhi të martën gjatë protestës së punëtorëve të larguar. “Unë nuk mund t’u dalë në ndihmë këtyre punëtorëve. U kam thënë ankohuni tek AKP-ja. Kërkoni nga ajo që të m’i kthejë paratë e mia dhe merreni fabrikën dhe po deshët, digjeni”, shprehej pronari i ri i ish-ndërmarrjes shoqërore, “Sharr-Sallonit”. Ai i ka hedhur poshtë të gjitha spekulimet se largimi i punëtorëve ka motive politike. “Nuk është e vërtetë kjo. Unë nuk kam lidhje me asnjë parti politike. Thjesht nuk ka mundësi të paguhet numër kaq i madh punëtorësh”, ka thënë Bajramaliu. I pyetur për rastin e zhdukjes së rreth 1 milion eurove, të cilat gjendeshin në xhirollogarinë e kësaj ndërmarrjeje, pronari i ri ka thënë: “Po, kjo është e vërtetë, por për këtë duhet pyetur AKP-në se ku i ka lënë ato mjete. Në xhirollogarinë time ato nuk janë”.
I pyetur për këtë problem të Komunës së re të Hanit të Elezit, kryetari i saj, Rufki Suma, ka thënë: “Mendoj se largimi i punëtorëve është bërë me motive politike. Unë qëndroj në mbrojtje të të gjithë qytetarëve, pra edhe të punëtorëve të larguar, sepse nuk është interes i askujt që punëtorët të largohen nga puna pa kurrfarë njoftimi dhe vendimi”, ka thënë kryetari i Komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma, i cili në këtë post ka ardhur si kandidat i pavarur.