E Diel, 1 Nëntor 2026

Infrastuktura e cilësisë në qendër të vëmendjes së operatorëve teknikë

Do të organizohet në Tiranë Konferenca e parë e Infrastrukturës së Cilesisë

Në javën e tretë të muajit maj do të organizohet në Tiranë  Konferenca e parë e Infrastrukturës së Cilësisë, nga 3 institucionet shqiptare të Infrastrukturës së Cilësisë, Drejtoria e Përgjithshme e Akreditimit (DPA), Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë (DPM) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Standardizimit (DPS), institucione të rëndësishmë në vartësi të Ministrisë së Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjetikës (METE). Burime nga DPA bëjnë të ditur se ideja për zhvillimin e kësaj konference erdhi si rezultat i synimit për të krijuar traditën e një forumi, ku grupet e operatorëve ekonomikë, kërkuesve shkencorë e rregullatorëve ligjorë, të shkëmbejnë arritjet dhe shqetësimet e tyre, si dhe të krijojnë lidhjet e domosdoshme për projekte të suksesshme e një zhvillim të qëndrueshëm të infrastrukturës së cilësisë në Shqipëri. Në konferencë është parashikuar edhe përfshirja e individëve dhe institucioneve të rëndësishme nga vendet e rajonit. Është parashikuar që një nga seksionet e konferencës të ketë të gjitha atributet e një konferencë shkencore për të ndihmuar edhe në zhvillimin e kërkimit shkencor në fushat respektive. Në konferencë do të diskutohen tema të rëndësishme, që paraqesin arritje si në aspektin teorik, ashtu edhe në atë aplikativ si, "Menaxhimi i Cilësisë - Koncepte, Principe, Programe dhe Filozofitë mbi to", "Sistemet e integruara të menaxhimit", "Standardet dhe cilësia në organizata", "Standardet dhe cilësia e siguria e produkteve, proceseve e shërbimeve", "Standardet dhe legjislacioni evropian e ai shqiptar", "Matjet, kontrolli dhe cilësia në prodhim" etj.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›