E Diel, 1 Nëntor 2026

Shyhet deri në datën 6 maj afati i marrjes në pronësi të tokës bujqësore

Një amendim ligjor i propozuar nga Ministria e Drejtësisë në ligjin "për tituj e pronësisë" parashikon shtyrjen edhe me 6 muaj të afatit, brenda të cilit komisionet vendore do të urdhërojnë kryetarët e komunave dhe bashkive të plotësojnë aktet e marrjes së tokës në pronësi në fshatrat e ish-komunave bujqësore. Ky p/ligj që parashikohet të miratohet në seancën e fundit plenare në Kuvend (11 maj), lidhet me detyrimin e kryetarëve të komunave e bashkive në plotësimin e akteve të marrjes së tokës në pronësi brenda gjashtë muajve nga data e hyrjes në fuqi të këtij ligji, për rastet kur komisioni i tokës së fshatit në kohën kur duhet të plotësonte dokumentacionin ligjor të ndarjes së saj, nuk e ka plotësuar. Sipas ekspertëve të ministrisë së Drejtësisë, që pak ditë më parë mbrojtën draftin në komisionin e Ligjeve, kjo lidhet dhe me familjet bujqësore dhe individët, të cilët kanë një situatë faktike me tokën, e posedojne atë, por nuk kanë dokumentat e pronësisë së saj, sepse nuk i kanë të plotësuara sipas ligjit. Kjo situatë ka ardhur për problemet logjistike, vonesat në krijimin e komisioneve vendore të verifikimit të titujve të pronësisë pranë prefekturave, gjë që ka sjellë dhe mosdetyrimin, për të cilin kërkohet shtyrja me gjashtë muaj e afatit të pronësisë.

...

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›