Soni dhe Mirko në aktivitet bamirësie
Disa ditë më parë në një nga qendrat komerciale në kryeqytet u zhvillua një aktivitet bamirësie. Stafi i programit “Dancing with the stars” ka nxjerrë veshjet e këtij spektakli në ankand, ku të ardhurat e përfituara do të shkojnë për bamirësi. Në atë aktivitet kanë qenë prezent pothuajse të gjithë pjesëmarrësit në këtë spektakël, të cilët kanë pasur rastin të takohen me fansat e tyre, të japin autografe dhe të bëjnë fotografi me ta. Paparaci ynë ka fotografuar Sonin me Mirkon, duke u takuar me disa nga klientët e kësaj qendre komerciale, të cilët atë ditë janë surprizuar nga prezenca e këtyre personazheve të njohur në atë qendër.