E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta do luajë kundër Bosnje - Hercegovinës

Mesfushori spanjoll Andres Iniesta ka deklaruar se ai kishte kërkuar nga trajneri i Spanjës, Vicente Del Bosque, që të luajë kundër Bosnje e Hercegovinës, edhe pse nuk ishte rikuperuar plotësisht. Me fitoren e të mërkurës mbrëma, 'La Furia Roja' ka përmbyllur fushatën kualifikuese me rekord prej dhjetë fitoresh në dhjetë ndeshje. "Isha i dëmtuar, por i thashë trajnerit se dëshiroja të luaj dhe në fund ndodhi, dhe jam i lumtur për këtë. Po luajmë ashtu siç duhet të luajmë dhe tashmë jemi në rrugën tonë", ka thënë mesfushori i Barcelonës për "AS".

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›