Ançeloti: "Barka" e Milanit nuk do të fundoset kurrë
“Barka e Milanit nuk është fundosur dhe nuk do të fundoset kurrë”. Ky është mesazhi i Karlo Ançelotit për ish-ekipin e tij, që tashmë po kalon një periudhëtë vështirë si në kampionat, ashtu edhe në Ligën e Kampionëve.
Gjatë spektklit “Kiambreti Night” në “Italia Uno”, ish-trajneri kuqezi nuk i ka kursyer batutat. Në lidhje me Hoze Mourinjon, Ançeloti është shprehur: “Nëse ai është Jezu Krishti, unë nuk jam apostuli i tij”.
Jo pa qëllim, në një moment gjatë emisionit, drejtuesi i emisionit i solli trajnerit italian pamje nga finalja e humbur kundër Liverpulit në vitin 2005, një ndeshje e hidhur për të dhe për Milanin. “Megjithatë – kujtoi Karlo Ançeloti – nga ajo humbje e 2005-ës, lindi fitorja e Ligës së Kampionëve dy vjet më vonë po kundër Liverpulit”.
Tashmë ai është tek Çelsi, një nga klubet më të pasur në botë: “Më fakt, me përjashtim të Realit, të gjitha klubet e tjera po vuajnë pasojat e krizës financiare botërore”.
Po si ndihet Karlo në pankinën e re? “Pankinat janë njëlloj në të gjithë botën. Nëse fiton, je i zoti, nëse humb, je kot fare”, u shpreh italiani. Një provokim i vogël edhe në lidhje me çështjen e “Kalçopolit”: “Le të themi që pas vitit 2006, në Itali po fryn një erë më e qetë, më e pastër”.
Në fund, Ançeloti ka folur edhe për të ardhmen e tij. “Pas një periudhe disa vjeçare do të më pëlqente të kthehesha në Itali dhe skuadra që do të doja të drejtoja është Roma”, ka përfunduar trajneri i Çelsit.