E Shtunë, 31 Tetor 2026

NATO përshëndet aktin e Brown për shtimin e trupave në Afganistan

Kryeministri Gordon Brown pohoi në parlamenti se Britania do të shtojë me 500 ushtarë numrin e trupa të cilat janë të lokalizuar me mision në Afganistan.
Ky akt është përshëndetur nga NATO. Zëdhënësi i NATO-s në Bruksel, James Apathurai, deklaroi se shtimi i trupave britanike në Afganistan jo vetëm që do të rrisë sigurinë në vendin islamik, por do të ishte një investim për një ndërtimin e një ushtrie vendase sa më funksionale.
"Unë e lexova me shumë kujdes deklaratën e zotit Broën. E kuptoi shumë mirë shqetësimin e tij për ndërtimin e një ushtria efikase afgane, pasi forcat e NATO-s nuk do të jenë përgjithmonë në Afganistan."- pohoi Apathurai.
Por gjithashtu zëdhënësi i NATO-s u shpreh se edhe vende e tjera që janë anëtarë të këtij organizmi ushtarak duhet të ndjekin shëmbullin e britanikëve duke rritur numrin e trupave në Afganistan.
Akti i Britanisë për rritjen e trupave në Afganistan, vjen në kohën kur presidenti i SHBA Obama po mendon të shtojë kontigjentin amerikan deri në 40 mijë ushtarë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›