E Shtunë, 31 Tetor 2026

Iniesta shok me Pepen? Pse jo

Mesfushori i Barcelonës, Andres Iniesta ka deklaruar se nuk e urren qendërmbrojtësin e Real Madridit, Pepe dhe befasisht ka theksuar se një ditë mund të jetë shok me portugezin.

Iniesta dhe Pepe më herët gjatë këtij stinori ishin përfshirë në një betejë të fjalëve pas barazimit 2-2 në El Clasico. Por, duket se gjithçka është tejkaluar. “Pse jo?”, u përgjigj Iniesta i pyetur nga magazina Sportyou nëse mund të bëhet shok me Pepen.

“Ajo që kam thënë në drejtim të tij kishte të bënte me një periudhë tashmë të kaluar. Nuk e urrej”, u shpreh reprezentuesi spanjoll.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›