E Diel, 1 Nëntor 2026

Inis Gjoni dhe Artan Imami prezantojnë Miss Shqipëria 2010

Konkursi do të mbahet mbrëmjen e 1 korrikut në Kalanë e Gjirokastrës

Gjirokastër, 1 Korrik 2010 NOA - Nuk kanë mbetur gjatë sekret surprizat e spektaklit Miss Shqipëria 2010. Në këtë edicion të 12-të të konkursit të organizuar nga Petri Bozo do të konkurrojnë në Kalanë e Gjirokastrës, mbrëmjen e 1 korrikut, 32 vajza të përzgjedhura nga 450 pretendente të paraqitura në zyrat e Deliart Association. Si çdo herë tjetër ato janë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, krahinat përreth por edhe vende të tjera ku jetojnë prej vitesh bashkë me familjet, si Italia, Greqia etj.

Ndërkohë grupi organizator se bashku me pretendentet është vendosur prej ditësh në qytetin e gurtë. Siç dihet tashmë, para konkursit vajzat janë pjesë e një turi, i cili këtë vit ka filluar në Jugun e bukur shqiptar.

Por krahas kësaj stafi ka filluar ngritjen e skenës dhe mbylljen e detajeve të fundit të spektaklit të madh, i cili duket se sivjet do të ketë shumë surpriza. Të cilat fillojnë që nga emrat e prezantuesve të mbrëmjes në të cilën do të shpallet mbretëresha e bukurisë për vitin 2010.

Kështu këtë vit Petri Bozo ka ftuar dy personazhe interesante, të njohur në këtë fushë, miq të hershëm të Miss Shqipëria. Inis Gjoni dhe aktori Artan Imami do të jenë prezantuesit e këtij viti, në një spektakël që parashikohet të jetë jo vetëm i ethshëm për nga niveli i konkurrencës, por edhe i mbushur me të ftuar që do të elektrizojnë mbrëmjen.

Përveç këngëtarëve nga Italia dhe Greqia, të ftuar posaçërisht nga Bozo, emra të njohur shqiptarë do ti shtojnë ritmin spektaklit. Eranda Libohova, mike e vjetër e këtij eventi, Vëllezërit Korçarë gjithashtu, Orinda Huta e Gerta Heta premtojnë të sjellin para publikut, sharmin, elegancën dhe shijen e muzikës së mirë e performancës së zgjedhur. Krahas tyre, performanca e vetë vajzave, të cilat garojnë për të rrëmbyer kurorën që prej një viti e mban bukuroshja korçare Ertemiona Meidani, premtojnë të shënojnë një natë vërtetë të paharrueshme në kalanë e lashtë të Gjirokastrës.

a.c/r.n/NOA

var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›