E Diel, 1 Nëntor 2026

Stefan Çapaliku: Teatri shqiptar, një sistem i ndryshkur që duhet pastruar

Dramaturgu flet mbi pjesëmarrjen në Bienalen e teatrit në Gjermani dhe mbi problemet teatrore

Drama Allegretto Albania e regjisorit Altin Basha me autor Stefan Çapalikun u paraqit me sukses në Bienalen e Teatrit në Teatrin Shtetëror të Mainzit në Gjermani. Në këtë festival vepra shqiptare u vlerësua me çmimin e kritikës. Aktorët Mirush Kabashi,

Olta Daku, Xhejni Fama, Gazmend Paja, Ahmet Pasha, Vasjan Lami dhe Klea Rondo do të interpretojnë edhe sot para publikut gjerman e trupave pjesëmarrëse nga e gjithë Europa. Interpretimi i tyre do të jetë shqip, ndërsa pjesa është përkthyer edhe në gjuhën gjermane. Pas performancës në skenë, shfaqja u pasua edhe me një diskutim të hapur mes autorëve, aktorëve e publikut. Allegretto Albania sjell një tematikë të prekshme të realitetit shqiptar. Ajo është e konceptuar edhe në skenografinë dhe kostumet e Iliriana Loxhës. Komedia serioze, siç edhe konsiderohet kjo shfaqje, sjell historinë e një familjeje të ngujuar për arsye gjakmarrjeje dhe të gjitha situatat ndodhin pikërisht në kulmin e stinës koncertore Allegretto Albania. Shfaqja e kësaj drame në Bienalen e Teatrit, që u mbajt për thuajse dhjetë ditë në Gjermani, vjen pak muaj pasi Teatri Kombëtar Shqiptar firmosi Konventën Europiane të Teatrit. Shqipëria merr pjesë për herë të parë dhe një nga kushtet e festivalit ishte që pjesa të jetë autentike, e pashfaqur në festivale të tjerë. Në një intervistë dhënë për gazetën SOT autori i dramës Stefan Çapaliku, tregon mbi pjesëmarrjen në këtë festival kaq të rëndësishëm mbi teatrin, e ndërkohë që ai pohon se çmimi i kritikës nuk i takon vetëm atyre që arritën në vinin në skenë këtë vepër, por ajo i takon mbarë teatrit shqiptar. Ky është një eveniment unikal në të gjithë botën sa i takon kompeticionit të dramaturgjisë. Për mua si dramaturg ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja më pas sa i takon çmimit të kritikës ai ishte një surprizë për të gjithë ne. Ai u dha nga forumi i kritikës teatrore dhe ishte i jashtëzakonshëm dhe të them të drejtën unë nuk e prisja atë çmim. Jam tepër entuziast dhe të them të drejtën ai është një çmim që nuk na takon vetëm ne, por ai është një çmim që i takon të gjithë botës teatrore shqiptare, pohon Çapaliku. Bienalja e teatrit Pjesë të reja nga Europa është themeluar nga Manfred Belhartz dhe Tankerd Dorst më 1992 në Bon. Është festivali më i madh dhe më i rëndësishëm i botës sa i takon kompeticionit dhe paraqitjes së dramaturgjisë bashkëkohore. Është festivali që grumbullon produksionet e bëra mbi tekstet e autorëve të gjallë dhe aktivë. Në vitin 2004 u transferua në Wiesbaden dhe Mainz. Ky ishte edicioni i 10 dhe është hera e parë që një produksion nga Shqipëria merr pjesë.   

-Shfaqja teatrore Allegreto Albania u mirëprit në skenën gjermane, e ndërkohë ju si dramaturg i saj si e konsideroni këtë?
Bienalja e teatrit në  Wiesbaden-Mainz në Gjermani, është një eveniment shumë serioz dhe është shumë e rëndësishme që të jesh i pranishëm. Ky është një eveniment unikal në të gjithë botën sa i takon kompeticionit të dramaturgjisë. Për mua si dramaturg ishte shumë e rëndësishme pjesëmarrja, më pas sa i takon çmimit të kritikës ai ishte një surprizë për të gjithë ne. Ai u dha nga forumi i kritikës teatrore dhe ishte e jashtëzakonshme dhe të them të drejtën unë nuk e prisja atë çmim. Jam tepër entuziast dhe ai është një çmim që nuk na takon vetëm neve, por ai është një çmim që i takon të gjithë botës teatrore shqiptare.

-Keni lënë pas shumë vende të tjera përfaqësuese në këtë festival teatror?
Kjo e shton dhe më shumë surprizën e pjesëmarrjes sonë në këtë festival të rëndësishëm teatror dhe e bën dhe më të besueshëm çmimin. Ne kemi të bëjmë me një forum ndërkombëtar teatror. Votimi ishte i fshehtë dhe ata ishin njerëz, të cilët dinin të gjykonin dhe kjo sigurisht më bën me dije se unë nuk jam në rrugë të gabuar.

-Sipas jush, cila ka qenë e veçanta e kësaj vepre teatrore. Çfarë ka qenë ajo që ka goditur publikun gjerman?
E veçanta e veprës Allegreto Albania është pikshikimi i botës shqiptare, pra nuk është bota shqiptare në vetvete, sepse po të ishte bota shqiptare ne do të merreshim shumë çmime, por është pikshikimi. Të marrësh me shaka një prej situatave më serioze dhe tragjike siç është gjakmarrja, kjo frymë, kjo filozofi e tekstit që është kuptuar shumë mirë nga regjia dhe më pas dhe nga aktorët, si dhe nga të gjithë elementët e tjerë ka arritur që të sensibilizojë botën teatrore gjermane deri sa ka arritur në këtë çmim.

-Sa e njihnin fenomenin e gjakmarrjes?
Ata e njohin shumë mirë dhe atë e njohin më shumë prej mediave, filmave italianë të cilët i kanë kushtuar shumë vëmendje gjakmarrjes në Siçili, por natyrisht që kjo ishte një pamje e re dhe unë nuk di që dikush tjetër të ketë shkruar, apo të ketë parë një film komik për këtë fenomen.

-Kjo shfaqje, e cila është prezantuar në disa skena si brenda dhe jashtë vendit dhe është mirëpritur nga publiku e shkruar nga ju erdhi në skenë dhe falë një bashkëpunimi me regjisorin Altin Basha. Ju vetë si dramaturg si e konsideroni këtë bashkëpunim?
Ka qenë një bashkëpunim shumë i mirë dhe i frytshëm. Për mua Altini është pa dyshim një ndër regjisorët më të mirë më të konfirmuar të Shqipërisë. Ai është një djalë me të gjitha virtytet për të bërë avangardën e regjisë shqiptare.

-Do të ketë bashkëpunime të tjera mes jush si dramaturg dhe regjisorit Alin Basha në fushën teatrore?
Bashkëpunimi ynë në fushën teatrore do të vijojë dhe së bashku me Altinin ne po mendojmë që të kemi një bashkëpunim të ngjashëm dhe ende jemi në momentet e para të këtij bashkëpunimi. Jemi në fazën e njohjes me tekstin, por gjithsesi them se do të kemi dhe një tjetër rast bashkëpunimi mes nesh.

-E ndërkohë sa i takon aktivitetit tuaj në fushën e dramaturgjisë do të kemi një tjetër projekt nga ju?
Kam tekste të përfunduara dhe pres mundësinë e vënies në skenë të këtyre projekteve teatrore.

-Po për aktivitetin tuaj në teatrin Migjeni në qytetin e Shkodrës çfarë mund të na thoni, pasi këtë sezon keni vënë dhe shfaqje teatrore?
Para disa kohësh unë kisha një produksion teatror, i cili u mirëprit shumë nga publiku dhe mendoj se do të vazhdoj eksperiencën time në laboratorin tim kërkues ndaj atij teatrit.

-Drama shqipe kërkohet nga publiku në skenën teatrore, megjithëse ajo sërish vjen e paktë. Ju si e komentoni këtë fakt?
Unë them se drama shqipe mungon, sepse strukturat teatrore duhet që të jenë më të hapura dhe më bashkëpunuese ndaj autorëve shqiptarë.

-Sipas jush si duhet të jetë ky bashkëpunim?
Bashkëpunimi mes strukturave teatrore dhe autorëve duhet të krijojnë kushte më të mira shkrimi dhe duhet ta konceptojnë teatrin si një laborator krijimtarie për dramaturgët.

-Ju vetë si e shikoni sot teatrin shqiptar. Çfarë mendoni për zhvillimin dhe problematikën e tij?
Teatri shqiptar ka nevojë për shumë ndryshime dhe këtë gjë e kam pohuar dhe më parë. Unë them se ai është një sistem i ndryshkur që ka nevojë që të çlirohet dhe ka nevojë që të lëvizë, po ashtu ka nevojë që të bëhet më popullor. Teatri shqiptar ka nevojë që të jetë më demokratik, ka nevojë që të shtrihet më gjeografi, ka nevojë që ai të hapet veçanërisht ndaj brezit të ri të teatrit. Teatri ka një problematikë shumë të gjerë dhe shumë serioze, e cila vlen të diskutohet jo vetëm nga anëtarët e komunitetit teatror, por them se problemet teatrore duhet që të bëhen pjesë e diskutimeve publike në media.

-Para disa kohësh u mblodh dhe një tryezë ku u diskutua mbi ndryshimet mbi ligjin për artin skenik. Nuk ju duket pak e vonuar kjo, pasi kishte vite që flitej se ky ligj kërkonte ndryshime, të cilat do të ndikonin dhe në teatrin shqiptar?
Them se ai ishte një takim shumë i rëndësishëm. Unë them se më mirë vonë se kurrë, dhe kjo në një kuptim të mirë. Ai ishte një takim ku u diskutua për shumë gjëra që kanë lidhje me teatrin, ku pritet që ti jepet zgjidhje shumë problemeve.

-Në atë takim u pohua dhe për kriji

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›