E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi ngushëllon familjarët e aktorit Bep Shiroka

Presidenti Topi u ka dërguar një mesazh ngushëllimi familjarëve të aktorit të shquar shkodran, Bep Shiroka, i cili ndërroi jetë pas një ataku kardiak në moshën 76-vjeçare.

"Në këto momente dhimbjeje të thellë për humbjen e njeriut tuaj të shtrenjtë, dëshiroj t'ju gjendem shpirtërisht pranë, duke ju shprehur ngushëllimet e mia më të sinqerta! Me ndarjen e tij nga jeta, ju humbët njeriun tuaj më të dashur e më të pazëvendësueshëm, ndërsa të gjithë artdashësit humbën një nga aktorët më të talentuar e më të përkushtuar të filmit e teatrit, që me mjeshtëri e profesionalizëm skaliti figura e personazhe të pashlyeshme në memorjen tonë, duke mbetur një nga aktorët më të mëdhenj e më të spikatur shqiptarë" thuhet në mesazhin e ngushëllimit.

Më tej presidenti Topi thekson se në këto momente të vështira ai ndan me ta dhimbjen e rëndë njerëzore, dhe iu shpreh ngushëllimet më të sinqerta.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›