E Diel, 1 Nëntor 2026

Nevina Shtylla shpallet Miss Shqipëria 2010

Në Kalanë e Gjirokastrës kurorëzohet mbretëresha e bukurisë shqiptare

Vajza me numrin 29 Nevina Shtylla u shpall Miss Shqipëria 2010. Në Kalanë e Gjirokastrës u kurorëzua mbrëmë mbretëresha e bukurisë shqiptare. Mes 33 konkurrenteve 16 vjeçarja nga Tirana arriti të rrëmbejë kurorën e më të bukurës këtë vit.

Shoqëruesja e parë u shpall Vjola Hoxha, ndërsa shoqëruesja e dytë u shpall Xhesika Duni. Ky konkurs bukurie solli gjithashtu dhe një spektakël para publikut, ku para tyre performuan disa nga emrat më të njohur të muzikës shqiptare dhe të huaj. Juria këtë vit kishte në përbërjen e saj personalitete të artit dhe kulturës. Për vajzat konkurrente u dhanë dhe disa çmime të tjera si Miss Turizmi, Miss buzëqeshja, Miss eleganca, Miss inteligjenca etj. Spektakli nga ku doli vajza më e bukur e Shqipërisë, përmban në vetvete konkursin e bukurisë, atë të inteligjencës, si dhe një garë të aftësive artistike të pjesëmarrësve. Këtë vit ky spektakël bukurie erdhi me një formulë tjetër, pasi nuk ishte ashtu si ka qenë traditë gjatë 11 viteve të zhvillimit të tij. Kurora e bukurisë shqiptare i jep të drejtën vajzës fituese të përfaqësoje Shqipërinë, në një nga konkurset më të rëndësishëm të globit, siç është Miss Globe International 2010. Shumë vajza nga qytete të ndryshme të Shqipërisë janë paraqitur, që në ditën e parë të seleksionimit të vajzave, që morën pjesë në edicionin e këtij viti të Miss Shqipëria 2010. Pas paraqitjes së tyre ka shënuar kështu starti i këtij konkursi bukurie të organizuar nga Deliart Assocation me producent Petri Bozo. Veç çmime që u dhanë edhe pjesa e spektaklit solli shumë surpriza. Në këtë edicion të 12-të të konkursit të organizuar nga Petri Bozo konkurruan në Kalanë e Gjirokastrës, mbrëmjen e 1 korrikut, 33 vajza të përzgjedhura nga 450 pretendente të paraqitura në zyrat e Deliart Association. Si çdo herë tjetër ato ishin nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, krahinat përreth, por edhe vende të tjera ku jetojnë prej vitesh bashkë me familjet, si Italia, Greqia etj. Ndërkohë grupi organizator se bashku me pretendentet ishte vendosur prej ditësh në qytetin e gurtë. Siç dihet tashmë, para konkursit vajzat janë pjesë e një turi, i cili këtë vit ka filluar në Jugun e bukur shqiptar. Këtë vit Petri Bozo kishte ftuar dy personazhe interesante, të njohur në këtë fushë, miq të hershëm të Miss Shqipëria. Inis Gjoni dhe aktori Artan Imami të cilët si prezantuesit e këtij viti sollën më të mirën e tyre në këtë spektakël ku mbizotëronte konkurrenca, por edhe i mbushur me të ftuar që elektrizuan mbrëmjen. Përveç këngëtarëve nga Italia dhe Greqia, të ftuar posaçërisht nga Bozo, ishin dhe emra të njohur shqiptarë që ia shtuan ritmin spektaklit. Eranda Libohova, mike e vjetër e këtij eventi, Vëllezërit Korçarë gjithashtu, Orinda Huta e Gerta Heta sollën para publikut, sharmin, elegancën dhe shijen e muzikës së mirë e performancës së zgjedhur. Krahas tyre, performanca e vetë vajzave, të cilat garuan për të rrëmbyer kurorën që prej një viti e mbante bukuroshja korçare Ertemiona Meidani, sollën një natë vërtetë të paharrueshme në kalanë e lashtë të Gjirokastrës.


Një vit më parë, mbretëresha e bukurisë shqiptare u shpall në Durrës
Ertemiona Mejdani u kurorëzua Miss Shqipëria 2009. Vajza me numër 4, bukuroshja 18 vjeçare nga qyteti i Korçës u shpall si mbretëresha e bukurisë shqiptare një vit më parë. Shoqëruese e parë e Miss Shqipëria 2009 u shpall Megi Goga, ndërsa shoqëruesja  e dytë u shpall Jona Gjoni. 31 bukuroshet e përzgjedhura nga Deliart Association u prezantuan për publikun shqiptar në një skenë madhështore të ngritur rrëzë Torre Veneciane në Durrës. U mbyll kështu konkursi përgjatë të cilit vajzat e përzgjedhura për edicionin e 11-të të garës së bukurisë kanë qenë protagoniste dhe në një tur të gjatë të zhvilluar në vende historike e turistike të Shqipërisë dhe Malit të Zi, kanë zhvilluar minikonkurse, pjesë e zakonshme e këtij kompeticioni prej nga kanë dalë fitueset e para, por edhe kanë bërë prezantimin e parë përpara jurisë.

Hysen Koçia feston 70-vjetorin e lindjes në TKOB
Tenori i njohur shqiptar Hysen Koçia festoi dje 70-vjetorin e lindjes mes miqve dhe kolëgëve të tij. Tenori dhe Artisti i popullit Koçia kremtoi përvjetorin e tij të lindjes në  vendin ku ai nisi dhe karrierën e tij artistike si tenor, duke interpretuar por vite me radhë në skenën e Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit. Tenori Hysen Koçia i njohur në operat shqiptare si "Toka Jonë" , "Skënderbeu" apo Lulja e Kujtimit në vitet 60-70 dhe më tej në repertorin botëror si Kavaleria Rustikana, Trovatore, Traviata apo Paljaçi, Hysen Koçia është përshëndetur me anë të tingujve të luajtura në piano. Por në këtë përvejtor mes miqve dhe kolegëve, nuk kanë munguar dhe vlerësime e mirënjohje si nga drejtori i TKOB maestro Zhani Ciko, bashkohësi prof.Robert Radoja, partnerja Mariana Leka tek Traviata ashtu edhe nga ish nxënësit e tij Ylber Gjini e Armaldo Kllogjeri. Gjatë karrierës artistike deri në vitin 2000 kur doli në pension, artisti shkodran Koçia realizoi në skenën e TKOB me dhjetëra role dhe kryerole të literaturës operistike shqiptare dhe botërore si dhe qindra koncerte vokale, recital me këngë popullore të inkuadruara në turne koncertore të organizuara nga ky institucion, brenda dhe jashtë Shqipërisë në Itali, Kinë, Bullgari, Rumani, Austri, Kanada, USA, Greqi, Gjermani, apo Turqi. Tenori i njohur shqiptar Hysen Koçia ka marrë pjesë aktive në pothuaj të gjitha aktivitetet kryesore, të jetës muzikore shqiptare, në koncertet e majit, konkurset e këngëtarëve lirikë, festivalet e romancave, Festivalet e Këngës në RTSH si dhe njihet ende si një ndër interpretët më dinjitozë të muzikës popullore e qytetare të tre krahinave të Shqipërisë. Nëse kthemi pas në vite tenori Koçiu  ka qenë një ndër më aktivët në Teatrin e Operës dhe Baletit. Ky institucion i cili është promovuar me shfaqjen e parë "Rusallka" në Tiranë në vitin 1953 ka ngjitur në skenën e tij shumë emra artistësh të njohur dhe mes tyre ka qenë dhe tenori Koçiu. Artistë të njohur i kanë dhënë publikut shqiptar ndër vite një kulturë të lartë muzikore. Ata kanë mbetur të paharruar në kujtesën e publikut. I paharruar mbetet dhe libreti i operetës së parë shqiptare, "Agimi" të shkruar nga Jakova. Ndërsa opera e vërtetë shqiptare, e para në histori titullohet "Mrika" e shfaqur më 1958 me muzikë të Prenkë Jakovës e libret të Llazar Siliqit. Do të ishte salla e teatrit "Migjeni" të Shkodrës me forcat amatore të Shtëpisë së kulturës së këtij qyteti të cilët do ta vinin për herë të parë në skenë. Opera "Rusallka" e Dargomirzhskijt do të ishte shfaqja e parë absolute në vendin tonë në vitin 1953. 

Xhaferraj takon Klerin Ortodoks Anastas Janullatosin
Ministri Xhafreraj zhvilloi dje një takim kortezie me Kryepeshkopin e Kishës Ortodokse autoqefale të Shqipërisë, Anastas Janullatosin. Arsyeja e takimit ishte interesi i përbashkët për restaurimin e kishave ortodokse në të gjithë Shqipërinë, ku ministri Xhaferraj shprehu mbështetjen e tij për ndërhyrjen paraprake në këto monumente. Instituti i Monumenteve të Kulturës, u shpreh ai, ka bërë një ekspertizë me fotografi si dhe ka paraqitur një studim fisibiliteti në 180 kisha ortodokse. Si rrjellojë IMK do të ndërhyjë për të ndihmuar në restaurimin e tyre. Në bazë të studimeve që ka realizuar IMK paraprakisht llogaritjet në të gjithë kishat e besimit ortodoks mendohet se duhet një buxhet afro 50 milion lekë të reja, ku mund të garantojmë për mbarimin e ndërtimeve të nevojshme dhe më pas pjesa tjetër të përdoret për restaurim, u shpreh ministri Xhaferraj. Janullatosi ofroi dhe garantoi ministrinë për bashkëpunimin e ekspertëve të IMK-së të ndërhyjnë në qëndrimet e ikonave, afreskëve dhe pikturave murale. MTKRS do të japë kontributin e nevojshëm, patjetër kërkojmë dhe nga kisha që të japë kontributin e nevojshëm, vijoi më tej ministri Xhefarraj. Gjithashtu u prek dhe tema, ku IMK-së nuk u lejohet hyrja për ndërhyrjen në këto kisha ndaj kërkohen marrëdhënie të n

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›