Inis Gjoni ka vendosur të kthehet
Ka vendosur të kthehet. Ashtu siç vetëm ajo di të bëjë. Më e fortë se kurrë, me një shfaqje që do të mbahet mend gjatë. Një ekip i vogël, por mjaft profesionist do ta kthejë Inis Gjonin, pas një viti mungesë, në skenën e Teatrit Kombëtar. Nën interpretimin e Romir Zallës, Adriana Tolkës e Jonida Vokshit, nën skenografinë e Beqo Nanajt dhe koordinimin e përsosur të Julia Sinanajt, regjisorja e dashur e skenave shqiptare premton të na habisë edhe këtë herë. Skenarin e ka marrë nga një prej penave më të shkëlqyera të komedisë në Francë, shqiptarit Alil Vardar dhe ajo çfarë trajtohet në të është vërtet aktuale. Fenomeni i divorcit dhe forca që kanë femrat sot për ta përballuar të vetme jetën. Kjo është ajo çfarë do të sjellë që prej fillimit të nëntorit Inis Gjoni, e cila, gjatë këtij viti mungese në teatër, ka pësuar një ndryshim rrënjësor në jetën e saj. Është bërë nënë e një vajze shumë të bukur, siç është Coco Antonel. Ndjesitë dhe përgjegjësitë që i ka dhuruar kjo përvojë e re, artistja e njohur i ndan ekskluzivisht me lexuesit besnikë të së shtunës në “Gazeta Shqiptare”.
Inis, rikthehesh në teatër me një vepër të Alil Vardarit, i cili, nga sa më tregove më parë është me origjinë shqiptare. Na trego si fillim diçka më shumë për të?
Është e vërtetë, Alil Vardar është autori i veprës. Zoti Vardar është me origjinë shqiptare, nga Maqedonia. Familja e tij ka emigruar jashtë vendit dhe është vendosur në Belgjikë. Aktualisht zoti Vardar jeton dhe punon në Francë. Është një nga aktorët dhe dramaturgët më të njohur në vend dhe jashtë vendit për sa i përket skenës së teatrit e sidomos asaj të komedisë. Nga ana tjetër është dhe një nga sipërmarrësit më seriozë në fushën e teatrove, pasi ai disponon disa teatro në Paris dhe në qytete të tjera. Veprën “Klani i të divorcuarave” autori Alil Vardar e ka shkruar rreth vitit 2004. Kjo vepër ka pasur një sukses të jashtëzakonshëm dhe është luajtur në skenat e Parisit për gjashtë vjet rresht pa ndalesë, nga vetë autori. Aktualisht kjo komedi vazhdon të luhet nga të tjerë aktorë dhe të ketë po të njëjtin sukses në skenat e Parisit, në të gjithë Francën dhe jashtë saj.
Çfarë trajton vepra?
Ngjarja zhvillohet në ditët e sotme. Në këtë vepër trajtohet një problem shumë shqetësues për shoqërinë në Shqipëri dhe në mbarë botën, siç është familja, e cila duket se po e humb magjinë e saj, për shkak të numrit të lartë të divorceve. Të tilla janë dhe personazhet tona: Stefania, një grua rreth të 40–tave, pas 5 vjetësh martesë vendos të lërë bashkëshortin, pasi kupton se ai nuk i përkiste nivelit të saj shoqëror; Brizhilda, një femër 40–vjeçare tepër e shëmtuar, por nga ana tjetër shumë interesante për mënyrën se si e shet vetveten, e divorcuar me kërkesë nga bashkëshorti i saj; dhe Meri, më e bukura nga të dyja shoqet e saj, të përmendura më sipër, më e përkëdhelura, dhe kjo dallohet lehtazi nga mënyra se si ajo komportohet. Është 35 vjeçe, edhe kjo e divorcuar. Një gjë që të bën përshtypje nga divorcet sot dhe konkretisht në komedinë tonë është se gjithmonë e më shumë shohim forcën e femrës për të marrë vendime, si rasti i Stefanisë e Merit, të cilat i kanë zgjidhur martesat e tyre me koshiencë, dhe nga ana tjetër shohim femrën, atë të braktisurën nga bashkëshorti, Brizhildën, e cila edhe pse me brengë arrin të gjejë forcë sot për ta përballuar divorcin, për të parë përpara dhe për të gjetur shpresën, pas një dhimbjeje të madhe siç është ajo e një ndarjeje. Kështu nuk ishim mësuar ta shikonim femrën shumë vite më përpara në krahasim me sot, kaq të fortë. Nga ana tjetër në këtë shfaqje, publiku do të gjejë sigurisht brishtësinë dhe dëshirën për përkëdhelje, që për femrat protagoniste janë aq shumë të nevojshme. Ndaj ato në fund bëjnë gjithçka për të mos u ndier të vetmuara, duke luftuar për të rigjetur dhe një herë fatet e tyre. Fillimisht këto tri gra nuk njihen me njëra-tjetrën, por fati i bashkon në një shtëpi, ku ato vendosen me qira pas ndarjeve martesore.
Ku zhvillohet ngjarja?
E gjithë ngjarja zhvillohet në apartamentin e tyre, në hollin e në ballkonin e shtëpisë. Këtu lind dhe “Klani i të divorcuarave”. Aty nisin, zhvillohen, shpalosen të gjitha dëshirat dhe frikërat intime të këtyre grave, në një përpjekje për t’u dhënë kuptim jetëve të tyre që gjenden në dukje të pashpresa, ndaj ato vendosin më në fund pas shumë sprovash të nxjerrin në gazetë një lajmërim “Duam bashkëshortë”, me shpresën se ‘princi i kaltër’ është duke i pritur pas asaj letre. Më e pashpresa duket se është Brizhilda, por që në fund fati është vetëm me të. Tek këto femra shohim dramën e tyre në përpjekje të një jete më të mirë në çift, ndaj kjo vepër është sa komike, aq dhe dramatike. Ndërsa komedia vjen nëpërmjet këndvështrimit të autorit, duke na treguar dhe anën tjetër të medaljes dhe duke na sjellë një komedi me situata brilante komike. Në të vërtetë ato mundohen të bëjnë gjithçka për t’i shpëtuar vetmisë, por në fund ato, si shumë femra të ditëve tona, kanë kuptuar se mund t’ia dalin dhe të vetme. Se kështu e ka kjo jetë, më mirë vetëm sesa e keqshoqëruar.
Çfarë gjejmë tjetër te kjo komedi?
Në këtë komedi shohim intimitetin e tyre shpirtëror, duke shprehur të gjitha kontradiktat dhe dëshirat që ato kanë. Shohim femrën e ditëve të sotme, origjinale dhe jo të shtirur, shohim jetën. Komedia në këtë vepër është reale dhe e vërtetë në dialogun, në naivitetin, në dëshirat, liritë, dhe në bisedat që ato sot diskutojnë, flasin dhe veprojnë, duke u munduar t’i japin jetës zgjidhje praktike dhe aspak dramatike. Ky lloj zhanri u përket komedive intime, reale, jetësore. Pa shumë sforco, me anë të gjuhës dhe zhargonit publiku gjen në këto komedi jetën reale, atë me të cilën përballemi çdo ditë. Ndaj sot në botë po tentohet gjithmonë e më shumë, të flitet me gjuhën e së vërtetës pa e zbukuruar, pasi aty është bukuria.
Çfarë të tërhoqi kaq shumë në këtë vepër? Pse e zgjodhe?
Ajo që më tërhoqi në këtë vepër është tema. Më bëri tepër përshtypje këndvështrimi dhe mënyra se si femra e shikonte “divorcin dje dhe si e sheh sot”. Rrugën që ajo ka ndjekur më përpara dhe si e shikon zgjidhjen sot. Në këtë komedi kemi pikërisht femrën e ditëve të sotme në një fazë më të sigurtë të historisë së saj, pas shumë përpjekjesh që ajo ka bërë për t’u ndjerë e fuqishme në vendimmarrje të rëndësishme të jetës, siç është ajo e lidhjes së një martese dhe divorcit. Sot më në fund ajo është e lirë të bëjë zgjedhjet, të vuajë për gabimet e saj me koshiencë dhe me vetëdije, dhe jo të vuajë gabimet e të tjerëve.
Kur bëhet fjalë për femrën, por dhe për shoqërinë sot shikoj se ku ka arritur mentaliteti, forca, lirshmëria femërore dhe ajo shoqërore, siç ndodh dhe me personazhet tona. Kur jo më larg se në gjysmën e dytë të shekullit të kaluar nuk guxohej të flitej kaq hapur për dëshirat, pasionet, ndjesitë e thella njerëzore e femërore me një sinqeritet dhe një natyrshmëri pa i vendosur kësaj të fundit (femrës) epitete të ndryshme. Pa diskutim për ndjesitë femërore është folur gjithmonë... Do të përmendja poeteshën Safo apo autorë të ndryshëm që i kanë folur pasioneve të forta femërore, siç është “Ana Karenina” apo “Zonja Bovari” e shumë të tjerë. Ajo që po thoja pak më lart është se sot gjuha që përdoret nga autorët për të shprehur sensualitetin femëror, pasionet, dëshirat, aventurat është e vërtetë, e prekshme, origjinale, me doza romantike. Aty ku ajo ndihet e ftohtë, ku duhet të jetë e tillë, është zhargoni i përditshëm i jetës, nuk ka shtirje në të. Shtirja dhe kamuflimi i rrethanave për t’i prezantuar ato si më të moralshme apo të pamoralshme është pavend sot në shoqërinë tonë. Nga ana tjetër, femrat mes tyre janë shumë të vërteta. Ato nuk kanë doreza për të shprehur dëshirat dhe ndjesitë e tyre. Ajo që është më e bukura e ditëve tona është se femra po pranohet me realizëm dhe me natyrshmëri lehtësuese, duke e zhveshur atë nga paragjykimet që e rëndonin atë një herë e një kohë. Tani Stefania, Brizhida e Meri janë aty me dialogun e tyre, për mënyrën se si flasin, se çfarë kërkojnë dhe se si veprojnë, ndjesitë, dëshirat, pasionet, aventurat, frikërat dhe çmenduritë. Në të vërtetë ato kanë qenë gjithmonë aty, vetëm se sot pranohen nga ne të gjithë.
Ku qëndron aktualiteti?
Kjo është një komedi tepër aktuale për vendin tonë. Divorci është një dukuri shqetësuese për shoqërinë shqiptare. “VORD FACT BOOK” e ka renditur Shqipërinë pas viteve ‘90-të, në vendin e 14-të në botë dhe të pestin në Europë për numrin e lartë të divorceve. Kjo është një situatë alarmante. “Gjykata e Faktit” në Tiranë është shprehur se këto divorce kryhen nga çiftet e reja dhe këto padi vijnë më së shumti nga femrat. Sigurisht, numri i divorceve në Shqipëri është shumë më i lartë se ai i para viteve ‘90–të. Nuk mendoj se përpara këtyre viteve lidhjet martesore ishin më të forta. Thjesht presioni që ushtronte opinioni i shoqërisë, i bënte shumë çifte të mos divorcoheshin, por të pranonin të jetonin në hipokrizi. Për një shoqëri normale, në një situatë të tillë do të ishte zgjidhje ndarja.
Po përse ka ardhur ky ndryshim?
Një herë e një kohë ishin meshkujt ata që kërkonin divorcin. Femra si natyrë është paqësore dhe më e përkushtuar në krahasim me meshkujt. Ndaj të tjerëve femrat janë të mira, por shpeshherë janë armiku më i madh i vetes së tyre. Për shkak të qëndrimit vetëkritik, femrat shpesh vuajnë dyfish. Gjithmonë ato janë të kujdesshme për të tjerët, për bashkëshortët e tyre dhe mbi të gjitha dinë të falin. Por në fund të ditës ato ndjejnë një zbrazëti në vetvete, ndihen të frustruara për shkak të mosplotësimit të dëshirave personale. Të gjitha këto akumulime i kanë bërë të thonë “Mjaft Më!”. Duke qenë se femra nuk ka gjetur përkrahje në rrugëtimin e gjatë bashkëshortor, ajo tashmë është ndjerë e vetme pa pasur rrugë tjetër, duke e bërë martesën një institucion të paqëndrueshëm e duke zbehur konceptin e saj unik e të përjetësim. Ndihmë për femrën për të gjetur besim në vetvete, për të marrë iniciativa vendimtare (pasi thamë se janë femrat, ato që më së shumti i kërkojnë divorcet) është punësimi i grave. Është një fakt që duhet theksuar, se gratë, duke siguruar pavarësinë ekonomike përmes punësimit, e kanë më të lehtë të kërkojnë divorcin dhe të përballojnë problemet ekonomike, pa pasur ndikimin e bashkëshortëve. Një fakt tjetër që ndikon në rritjen e numrit të divorceve, është dhe rritja e nivelit të arsimit dhe personalitetit të grave në shoqëri. Kështu që, numri i femrave që ndjekin studimet është më i lartë se ai i meshkujve, dhe si rrjedhojë në një të ardhme jo të largët, do të ketë më shumë femra të arsimuara sesa meshkuj.
Ndërkohë, të flasim tani pak edhe për Inisin grua, nënë. Sa të ka ndryshuar vajza?
Mund të them 100%. Coco Antonel i dha kuptim jetës sime dhe kam përshtypjen se këtë ndjesi e kanë të gjitha nënat. Më ka ndryshuar komplet mënyrën e të menduarit, të perceptuarit të gjërave. Tani veç vetes, kam një jetë tjetër në duar, e cila ka fituar që nga çasti kur lindi, dashurinë time të përjetshme.
Dimë që i je përkushtuar maksimalisht asaj dhe ke hequr dorë në një farë mënyre edhe nga jeta sociale...
Është deri diku e vërtetë. Megjithatë ne dalim bashkë të dyja dhe u bashkohemi nënave të tjera. Edhe teze Ingritin e kemi ndonjëherë me vete, bashkë me Paridin. Kemi krijuar një komunitet nënash të reja dhe dalim çdo ditë. Gjithsesi është e vërtetë; me përjashtim të kësaj periudhe kur më duhet të vij në teatër dhe të ndahem prej saj, Coco Antonel më ka përfshirë të tërën, nuk ndahem dot asnjë moment prej saj.
Është ndopak qaramane Coco-ja?
Jo, përkundrazi është shumë e qeshur, shumë sociale. I pëlqen të zërë ‘shokë e shoqe’ të reja (qesh). Veç kësaj kërkon të jetë në qendër të vëmendjes. Bën gjithçka që t’i përkushtohesh asaj.
Të lë ndonjëherë pa gjumë?
Edhe më lë, po përgjithësisht është fëmijë i qetë. Kur na del ndonjë ‘kic’ (dhëmb) i ri, bëhemi pak grindavece, po në përgjithësi jemi të qetë.
Sa kilogramë ke humbur pas lindjes?
Kam ardhur thuajse në linjat që kisha përpara se të bëhesha nënë. Edhe pak më duhet që të arrij kilogramët e mëparshëm.
Pas “Klanit të të divorcuarave”, cili do të jetë projekti i radhës, ku do të të shohim?
Më mirë ta lëmë surprizë këtë gjë, me ftesën e hapur për të gjithë lexuesit që të bëhen pjesë e shfaqjes sonë, e cila do të mbajë premierat në fillim të nëntorit.
(er.nu/Bluetooth/BalkanWeb)