Projekti, tani bebe “In Vitro” edhe në maternitetin shtetëror
TIRANE - Projekti “Mjekësia e së ardhmes: ngritja e një rrjeti qendrash ndërkufitare mbi riprodhimin e asistuar dhe mjekësinë rigjeneruese në zonën Adriatikut”, i maternitetit “Koço Gliozheni” dhe i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian do të mundësojë që për herë të parë në maternitetet publike shqiptare të krijohet infrastruktura e nevojshme për zbatimin e procedurave të fertilitetit të ndihmuar medikalisht, që sot është i mundur të realizohet vetëm në klinikat private brenda apo jashtë vendit.
Pothuajse në të gjitha këto klinika private ky shërbim ofrohet në bashkëpunim me mjekë shqiptarë dhe të huaj.
Ndërsa në sistemin publik ende nuk është futur kjo metodë e re, që do të thotë që çiftet janë të detyruar për ta pasur shërbimin në masën 100%, pa pasur mundësi rimbursimi nga ana e strukturave shtetërore.
(er.nu/GSH/BalkanWeb)