Tirana, një tjetër “gafë”, Kastrioti i pakalueshëm
TIRANE- Tirana ka bërë një tjetër “gafë” në kampionat, duke mos shkuar më shumë se një barazim pa gola në ndeshjen e javës së shtatë ndaj Kastriotit. Në “Qemal Stafa”, bardheblutë kanë qenë të pafuqishëm të çajnë “murin” e krijuar nga skuadra krutane, e cila është treguar e pakalueshme. Me një sulm në një ditë të “zezë”, duke përfshirë si Çotën, ashtu edhe Morinën. Dy sulmuesit e talentuar të bardhebluve janë mbuluar mjaft mirë, duke mos qenë asnjëherë të rrezikshëm përballë portës së mbrojtur nga vlonjati Çota. Ndalesa e djeshme ndërkohë, mund të kompromentojë rëndë rrugën e Tiranës drejt titullit kampion, duke qenë se bëhet fjalë për një ndeshje të luajtur në shtëpi. Skuadra e drejtuar nga Artur Lekbello ka humbur dy pikë të arta, por në fakt, me atë që tregoi në fushën e lojës, Kastrioti meritoi gjithçka. Ekipi i drejtuar tashmë nga Dallaku, por që pas kuintave ka edhe Ramadan Ndreun, duket një “kockë e fortë” për këdo, ashtu si një sezon më parë. Ndërkohë, me barazimin e djeshëm, Tirana ka humbur edhe vendin e dytë, që tashmë mbahet nga Besa e Kavajës.Javën e ardhsme, bardheblutë do të vizitojnë Korçën, ku do të përballen me Skënderbeun në një ndeshje që mund të vendosë shumë gjëra sa i përket titullit kampion. Korçarët duken në superformë dhe fitorja e djeshme ndaj Teutës e tregoi më së miri këtë. Kanë qenë të pakta skuadrat që kanë dalë me pikë nga Durrësi në dy vitet e fundit, por kampionët e Shqipërisë kanë arritur të fitojnë pastër 2-0, duke marrë një tjetër moral në prag të ndeshjes me Tiranën.
NDESHJA
Sa i përket ndeshjes, Tirana ka qenë më këmbëngulëse përgjatë 90 minutave, duke provuar me çdo mënyrë të shënojë. Mungesa e Julian Ahmatajt dhe e Klodian Duros e ka kushtëzuar jo pak lojën e ekipit kryeqytetas, ndërsa rastet e mira të krijuara kanë qenë me pikatore. Në krahun tjetër, krutanët janë mbrojtur me shumë kujdes, në sajë edhe të një loje të mirë të Sykajt e Gocajt në qendër të mbrojtjes, por edhe të Turdiut në mesfushë. Dukej qartë që ekipi mik ishte futur në fushën e lojës vetëm për të marrë një barazim, duke mos menduar shumë të sulmojë. As ndërrimet e bëra nga Lekbello, që provoi me çdo mënyrë të fitonte takimin, nuk dhanë rezultat. Momenti më i mirë i Tiranës ishte minuta e 70-të, kur ajo goditi shtyllën e Moçkës. Më pas, çdo gjë ka qenë në barazpeshë dhe në fund dy skuadrat kanë ndarë nga një pikë. Tashmë Tirana mbetet në kuotën e 13 pikëve, 4 më pak se Skënderbeu, ç’ka do të thotë se një disfatë javën e ardhshme, do ta bënte shumë më të lehtë rrugën për ekipin korçar, duke qenë se bardheblutë mbeten rivali direkt.
(m.a/Gazeta Shqiptare/BalkanWeb)