Inis Gjoni, së shpejti nënë
Pa asnjë dyshim, ky ka qenë viti i Inis Gjonit! Një vit suksesi si regjisore dhe me plot gëzime në jetën personale! Dhënia e lirisë së të dashurit të saj, Arjan Selimi, ka qenë lumturia e parë që ka mbushur zemrën e artistes.
Kaq është dashur dhe gëzimet kanë vërshuar si ortek më pas për të. Në një fundjavë festive, ajo ka marrë unazën e diamant dhe një propozim emocionues për martesë nga Arjani. Mënyra e propozimit, gjithashtu, ka qenë krejt e pazakontë dhe mjaft surprizuese për damën e mbrëmjes.
Ashtu siç është bërë edhe e njohur, Arjani nuk i është ulur në gjunjë apo të bënte ndonjë sjellje klishe, por pas kërkesës me fjalë për fejesë, ndërsa e ka puthur, ai ia ka lënë përmes puthjes në gojë unazën zyrtare! Ka qenë një gjetje e bukur dhe që e ka kënaqur pa masë Inisin.
Paralel me ngjarjet personale, Inisi ka marrë emocione edhe si regjisore. Pas vënies në skenë të monodramës “Vdekja e mbretëreshës”, ajo do të korrte jo pak sukses me komedinë që u ndoq në mënyrë masive në Tiranë, “Salla e banjës”. Ndërkaq, thuhet se ka nisur të mendojë për shfaqjen e radhës…
Por, më parë Inisi ka një mision të mrekullueshëm, atë që çdo femër e pret me dashuri. Atë të sjelljes në jetë të fëmijës së saj të parë.