Një çmim nga Rovena
Nga Express më 03 korrik 2011 në ora 11:27
Pasi premtoi në një intervistë për gazetën “Mapo” se do të vijë së shpejti me një projekt të ri muzikor, siç është dueti me kolegen dhe mikeshën e saj Eranda Libohova, Rovena Dilo shfaqet me këtë foto nga një spektakël në kryeqytet.
Artistja e mirënjohur, që përveç muzikës, dëshmoi mjaft profesionalizëm dhe bëri për vete audiencën e re, në përfaqësimin e saj si një prej tre anëtarëve të jurisë së konkursit “Albania’s got talent”, shfaqet këtë herë si e ftuar speciale në natën e ndarjes së çmimeve në spektaklin “Netët e klipit shqiptar”.
Rovena ka dhënë çmimin e Interpretuesit më të mirë mashkull, ndërsa është shfaqur mjaft elegante dhe në formë