Anija e mbytur operacion kerkim-shpetimi ne det
UPDATE - Anijet e Rojës Bregdetare, një anije turke dhe 2 helikopterë kanë vijuar operacionin e kërkim-shpëtimit deri në orën 13:30 të pasdites.
Kanë qenë disa barka shpëtimi të anijes së mbytur turke që janë lokalizuar nga helikopteri mes mbetjeve të anijes.
Helikopterët jepnin koordinatat për mjet lundruese, të cilat kryenin verifikimet në det.
Është kontrolluar çdo pjesë e anijes që pluskonte në ujë. Fatkeqësisht në barkat e shpëtimit nuk janë gjetur pjesëtarë të ekuipazhit të gjallë, apo trupa të pajetë.
Kontrollet me mjetet lundruese filluar qysh në momentin e dhënies së alarmit për përplasjen e tragetit me anijen turke në det.
Ndërsa fluturimet e dy helikopterëve nisën në orën 7:00 dhe vijuan deri në orën 14:00.
Operacioni i kërkim-shpëtimit u ndal në orët e pasdites për shkak të përkeqësimit të detit, ndërsa nuk bëhej e ditur se kur do të rinisnin kërkimet.
Grupi i xhirimit i “ABC News” ka sjellë pamjet ekskluzive të vendmbytjes së anijes dhe operacionit të kërkim shpëtimit në det... (vijon)